5818 - Single_page | MMPH

Lajmet

Njoftim për aplikim

Njoftim për aplikim
Prishtinë, 31 August -

Bazuar në Rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të si dhe bazuar në Vendimin me nr. prot. 3270/21 të datës 20.08.2021, të lëshuar nga MMPHI për thirrjen publike për Projekte: 

“Mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i qëndrueshëm mjedisor dhe fuqizimi i aktivizmit qytetar”, ftojmë Organizatat Jo Qeveritare/shoqërinë civile, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit në cilësinë:

-Përfaqësues nga OJQ-të (një anëtar)
-Përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit (një anëtar)
 
Të drejtë aplikimi kanë:
 
-Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
-Ekspertë të pavarur, të cilët kanë përvojë pune që ndërlidhet me administratën publike, hartimin dhe menaxhimin e projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm, planifikimit hapësinorë, edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor, promovimit të legjislacionit mjedisor, apo fusha të ngjajshme.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
 
-Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
-Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
-Të mos jenë të emëruar politik, shërbyes civil apo pozita të 
  ngjashme në administratën shtetërore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

-Një letër motivimi;
-Një CV të përditësuar;
-Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
-Të punësuarit në OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga   
  udhëheqësi i OJQ-së në të cilën aplikuesi është i punësuar.
 
Aplikimi duhet të bëhet përmes e-mail-it:  dkp.mmph@rks-gov.net deri më datën 06.09.2021, dhe në subjekt duhet të shkruani pozitën për anëtar të komisionit për të cilin aplikoni.

Foto Galeria

Kthehu