5817 - Single_page | MMPH

Lajmet

U mbajt takimi në të cilin u prezantua versioni fillestar i Hartës së Pronësisë për territorin e Republikës së Kosovës

U mbajt takimi në të cilin u prezantua versioni fillestar i Hartës së Pronësisë për territorin e Republikës së Kosovës
Prishtinë, 31 August -

Sot, në hapësirat e Institutit për Planifikim Hapësinor u mbajt takimi në të cilin u prezantua versioni fillestar i Hartës së Pronësisë për territorin e Republikës së Kosovës. 

 

Ky aktivitet ka për qëllim që në mënyrë sa më të saktë të mundshme të prezantojë të dhënat për kategoritë e pronave dhe shtrirjen e tyre në hapësirë.

 

Kjo hartë shërben si një ndër informacionet bazë për hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor të nivelit qendror dhe lokal. 

 

Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri Liburn Aliu, i cili shprehu gatishmërinë që së bashku me përfaqësuesit e institucioneve tjera pjesëmarrëse në takim, të ndihmojnë në përfundimin e këtij aktiviteti shumë me rëndësi për të gjithë akterët në sistemin e planifikimit hapësinor në Republikën e Kosovës.

 


Foto Galeria

Kthehu