5816 - Single_page | MMPH

Lajmet

Afati për dorëzimin e aplikacioneve për Legalizimin e ndërtimeve pa leje vazhdohet për herë të dytë në afat prej dymbëdhjetë (12) muajve

Afati për dorëzimin e aplikacioneve për Legalizimin e ndërtimeve pa leje vazhdohet për herë të dytë në afat prej dymbëdhjetë (12) muajve
Prishtinë, 30 August -

Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se prej datës 05 Shtator 2021, vazhdohet afati për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve vazhdohet për herë të dytë në afat prej dymbëdhjetë (12) muajve deri me datën 04 Shtator të vitit 2022.

Ky vendim është marrë duke pasur në konsideratë nevojën për kohë shtesë, për të arritur qëllimin e Ligjit Nr.06 / L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, duke marrë për bazë mungesën e kapaciteteve të komunave në zbatimin e ligjit si dhe rrethanat e krijuara gjatë kohës së pandemisë.

Përmes këtij njoftimi dëshirojmë të inkurajojmë të gjithë qytetarët për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje.

Për më shumë informata në lidhje me procesin e aplikimit ju lutemi që të informoheni në komunat përkatëse.

Foto Galeria

Kthehu