5811 - Single_page | MMPH

Lajmet

Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, mbajti një konferencë për media lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor

Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, mbajti një konferencë për media lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor
Prishtinë, 27 August -

Sot, Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, shoqëruar nga nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, mbajti një konferencë për media lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor.

 

Zëvendësministri Durmishi gjatë kësaj konference me gazetarë shprehu se siguria në trafikun rrugor nëpër rrugët të cilat janë duke u zgjeruar duhet të rritet, përkitazi duke rritur numrin e inspektimeve në të gjitha punishtet në rrugët që janë në ndërtim e sipër. 

 

“Kemi gjetur një numër të madh të projekteve të cilat kanë mbetur të bllokuara dhe pa sinjalistikën e duhur rrugore, 37% e rrugëve nuk janë të mbuluara me kontrata për sinjalistikë, për shkak se nuk ka pasur kontrata nga 2017-ta. Së bashku me Policinë e Kosovës po paraqesim para publikut një projekt të përbashkët ku e kemi rritur intensitetin e inspektimeve në të gjitha punishtet që ndodhen nëpër rrugët e Kosovës sa i përket sigurisë rrugore. Kur kemi ardhur në qeverisje kemi gjetur një numër të projekteve të cilët kanë mbetur të bllokuara me vite të tëra, dhe pa sinjalistikë të duhur. Ne e kemi ngritur standardin edhe në aspektin e cilësisë së këtyre punimeve duke angazhuar kompani që punojnë në ndërtim të rrugëve në bazë të kushteve të kontratës dhe që kanë për obligim të sigurojnë vend punishten që të kenë sinjalistikën e nevojshme që qarkullimi të zhvillohet pa pengesa dhe të mos ndodhin aksidente në komunikacion. I bëjë thirrje kompanive që të zbatojnë kushtet e kontratës në të kundërtën do të marrim masa." shprehu Durmishi.

 

Ndërsa, nënkoloneli Jeton Rexhepi, tha se nga ana e policisë janë inspektuar 50 vendpunishte rrugore, ku 10 kompani janë gjobitur për mos pasjen e sinjalistikës që iu ofron sigurinë e duhur pjesëmarrësve në trafikun rrugor. “Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me ministrinë, është duke punuar që çështja e punimeve në rrugë të jetë siç parashihet me Ligj”, tha Rexhepi.

Foto Galeria

Kthehu