5762 - Single_page | MMPH

Lajmet

Projektligjet dhe projekt udhëzimet e aprovuara në mledhjen e Qeverisë

Projektligjet dhe projekt udhëzimet e aprovuara në mledhjen e Qeverisë
Prishtinë, 14 July -

Sot, në mbledhjen e 19-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë aprovuar këto projektligje/projekt-udhëzime:

 

-Projektligji për Mbeturinat nga Industritë e Nxerrjës së Mineraleve

-Projektligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja

-Projekt-udhëzimi Administrativ për Rregullat dhe Normat e Shkarkimeve në Ajër nga Burimet e Palëvizshme të Ndotjes

 

1.) Projektligji për Mbeturinat nga Industritë e Nxerrjës së Mineraleve, ka për qëllim të rregullojë mënyrën e funksionimit dhe përcaktimit të masave, procedurave dhe udhëzimeve për të parandaluar apo për të zvogëluar efektet negative në mjedis si në ujë, ajër, tokë si dhe të evitohet çdo rrezik që kërcënon shëndetin e njeriut dhe mjedisin, si rezultat i menaxhimit të mbeturinave nga industritë e nxerrjes së mineraleve. 

2.) Projektligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, përkitazi hartimi i ligjit të ri ka për qëllim të rregullojë dhe sigurojë të drejtën e qytetarëve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit, nga ndotja e ajrit në përputhshmëri me legjislacionin e BE-së për ajër, me një koncept fleksibil të zbatueshëm në sistemin juridik të Republikës së Kosovës.  

3.) Projekt-udhëzimi Administrativ për Rregullat dhe Normat e Shkarkimeve në Ajër nga Burimet e Palëvizshme të Ndotjes, përkitazi hartimi i udhëzimit të ri administrativ, ka për qëllim zvogëlimin, parandalimin dhe uljen e ndotjes së cilësisë së ajrit për ti zvogëluar pasojat e dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisit në tërësi. Ky udhëzim administrativ përcakton intervalet, metodat, si dhe kushtet për monitorimin periodik dhe të vazhdueshëm të emisioneve të ndotësve në ajër.

Foto Galeria

Kthehu