5741 - Single_page | MMPH

Lajmet

Republika e Kosovës, ka marrë udhëheqjen e Presidencës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, për mandatin e ardhshëm një vjeçar

Republika e Kosovës, ka marrë udhëheqjen e Presidencës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, për mandatin e ardhshëm një vjeçar
Prishtinë, 05 July -

Sot, Ministri Aliu morri pjesë në takimin e katërt të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit, konferencë kjo e bashkëorganizuar nga Presidenca Sllovene e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komuniteti i Transportit.

Si çështje kryesore në takim u diskutua për miratimin e “Strategjisë për Lëvizje të Qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”, me theks të veçantë forcimin e bashkëpunimit në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushën e transportit.

Për më shumë, prej sot Republika e Kosovës ka marrë udhëheqjen e Presidencës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, për mandatin e ardhshëm një vjeçar.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin z. Jernej Vrtovec, Ministër i Infrastrukturës në Slloveni, z. Matej Zakonjsek, drejtori i sekretariatit të Komunitetit të Transportit, si dhe të gjithë Ministrat e Infrastrukturës/Transportit të vendeve të Regjionit të Ballkanit Perëndimor.

Foto Galeria

Kthehu