5733 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ministri Liburn Aliu, ka marrë vendim për formimin e grupit punues për shqyrtimin e procedurave tekniko-financiare

Ministri Liburn Aliu, ka marrë vendim për formimin e grupit punues për shqyrtimin e procedurave tekniko-financiare
Prishtinë, 22 June -

Sot, Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka marrë vendim për formimin e grupit punues për shqyrtimin e procedurave tekniko-financiare, ligjshmërisë dhe çështjeve tjera të rëndësishme lidhur me projektet në fushën e ujërave.

 

Në pajtim me Nenin 4 të Ligjit Nr. 06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike, me qëllim të adresimit të rekomandimeve nga raportet e Zyrës Kombtare të Auditorit si dhe përmirësimit të kualitetit të projekteve, grupi punues ka për detyrë të shqyrtojë ligjshmërinë e procedurave të prokurimit, rregullat financiare, marrëveshjet/kontratat, memorandumet e bashkëfinancimeve dhe aspektet tjera ligjore për periudhën 2016-2021, lidhur me të gjitha projektet kapitale në fushën e ujërave të financuara nga Buxheti i Ministrisë.

 

Grupi punues ka për detyrë të përpilojë raporte me shkrim për gjetje dhe rekomandime konkrete, përfshirë këtu edhe gjetjet për secilin prej projekteve të verifikuara në terren dhe raportin duhet ta hartoj deri më 25 shtator 2021, me ç’rast duhet t`ia dorëzojë Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

 

21/06/2021,

Prishtinë

Foto Galeria

Kthehu