5732 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ministri Liburn Aliu, priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it

Ministri Liburn Aliu, priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it
Prishtinë, 22 June -

Sot, Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu priti në takim përfaqësuesit e NATO-s/KFOR-it në Kosovë, të prirë nga Koloneli dhe Këshilltari Ligjor, z. Stefano Nappi, Shefi i Këshilltarëve Politik të komandantit të KFOR-it në Kosovë, z. Domenico Albonetti, Shefi i AIR-J3, z. Ivano Passaretti, dhe zv. Këshilltari Politik i KFOR-it, z. Alexander Aalmo.

 

Në këtë takim ishin edhe përfaqësues të institucioneve relevante të Kosovës, drejtori i Agjencisë për Shërbimet e Navigimit Ajror, z. Bahri Nuredini bashkë me ekipin e tij, drejtori i përgjithshëm nga Autoriteti i Aviacionit Civil, z. Bujar Ejupi, Drejtori i Departamentit për Shërbimet e Navigimit ajror, z. Arianit Islami, si dhe kryetari i bordit mbikëqyrës z. Skender Halili.

 

Në këtë takim u diskutua hollësisht për procesin e normalizimit të hapësirës së ulët ajrore të Kosovës, me ç’rast ministri Aliu ju kumtoi përfaqësuesve të KFOR-it përkushtimin dhe hapat që rishtazi janë ndërmarrë nga institucionet e Kosovës për ta shtyrë përpara këtë proces, fillimisht për formalizmin e rrugëve ajrore me Shqipërinë deri në fund të këtij viti, e më tutje edhe me Malin e Zi. 

 

Shefi i Këshilltarëve Politik për komandatin e KFOR-it, z. Domenico Albonetti, bashkë me ekipin e tij, duke kujtuar rëndësinë që NATO ia mveshë këtij procesi, i ofruan ministrit Aliu përkrahjen e tyre të plotë për tejkalimin e pengesave që mund të dalin në mënyrë që ky proces të finalizohet sa më parë që është e mundur. 

 

Kjo frymë e koordinimit dhe bashkëpunimit do të vazhdojë deri në realizimin e këtij procesi, ishte bindja e të dyja palëve nga ky takim.

 

21/06/2021,

Prishtinë

Foto Galeria

Kthehu