5726 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ministri Liburn Aliu viziton deponinë e Mirashit

Ministri Liburn Aliu viziton deponinë e Mirashit
Prishtinë, 18 June -

16 qershor 2021,

 

Pas një dekadë e gjysmë të keqmenaxhimit të deponisë më të madhe të plehrave, ‘Deponia e Mirashit’, e cila ndodhet në komunën e Obiliqit, për vite të tëra ka grumbulluar tonelata mbeturinash nga shtatë komuna të Rajonit të Prishtinës.

 

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pas vizitës së zhvilluar në Mirash, shprehu bindjen se kjo deponi do të mbyllet. Pas vizitave monitoruese të realizuara në terren nga inspektorati mjedisor i MMPHI-së, si dhe nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW), është vlerësuar së gjendja mjedisore dhe infrastrukturore e deponisë është shumë e rëndë, dhe jep imazhin e një deponie jashtë çdo standardi të duhur të menaxhimit të mbeturinave.

 

“Kemi nevojë për krijimin e deponive të reja duke u bazuar ne menaxhim të mirëfilltë të integruar të mbeturinave, si dhe fuqizimin e mëtejmë të inspektoratit mjedisor. Këto pika janë të një rëndësie të lartë për qeverisjen tonë, andaj edhe qasja jonë ndaj këtyre projekteve do të jetë e një niveli të tillë.” shprehu Aliu.

 

Foto Galeria

Kthehu