5717 - Single_page | MMPH

Lajmet

Zëvendësministri Durmishi takoi përfaqësuesit e SFD-së

Zëvendësministri Durmishi takoi përfaqësuesit  e SFD-së
Prishtinë, 09 June -

Prishtinë,

9 qershor 2021

 

Dje, Zëvendësministri i MMPHI-së, z. Hysen Durmishi, këshilltari i tij z. Eljesi Surdulli dhe stafi i NJMP-së pranuan në takim përfaqësuesit e SFD-së me të cilët biseduan për problemet dhe mundësitë e përfundimit me kohë të projektit  ”Zgjerimi i rrugës kyesore N2 Milloshevë- Mitrovicë”, përkatësisht segmentit Lum i Madh – Gojbulë.

 

Zv. Ministri i MMPHI-së, z. Durmishi i njoftoi përfaqësuesit e SFD-së për synimet dhe prioritete e Qeverisë aktuale në lidhje me projektet e Infrastrukturës rrugore sidomos projektet që kanë të bëjnë më kredi ndërkombëtare, me theks të vecantë projektin e rrugës N2 Prishtinë - Mitrovicë.

 

“Jemi të vetëdishëm për rëndësinë që ka ky projekt i cili financohet nga kredia me SFD-në dhe OFID-in, prandaj jemi të fokusuar në zgjidhjen e problemeve të trashëguara rreth shpronësimit dhe kompenzimit të pronave, me qëllim që sa më shpejtë të mund të vazhdojm me punime dhe të mund të përfundojm projektin në fjalë ”.

 

Përfaqësuesi i SFD-së, z. Yaser Albakri rikonfirmoi interesimin e Fondit Saudit që sa me shpejtë të pëfundojnë kompenzimet financiare të pronave nga MMPHI me qëllim që ky projekt të finalizohet me kohë. Poashtu u kërkua nga z. Durmishi që në bashkëpunim me MF  të intensifikojnë përshpejtimin e procedurave deri më finalizimin e marrëveshjes për Fazën e II-të projektit.

 

zv. Ministri Durmishi dhe Inxh. Yaser Albakri nga SFD u zotuan që bashkëpunimi mes SFD-së dhe Qeverisë së Kosovës të vazhdoj edhe në të ardhmen në projekte të tjera.

 

Të pranishëm nga SFD ishin:

Inxh. Yaser Albakri, Director General of Sectoral Expertise, Operations Sector

 

Z. Abdullah Alsaif, Director of Loans, Operations Sector

 

Inxh. Abdullah Alrshoudi, Country Manager, Europe and Latin American Department, Operations Sector

 

Foto Galeria

Kthehu