5603 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, priti në takim ambasadorin gjerman z. Joern Rohde

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, priti në takim ambasadorin gjerman z. Joern Rohde
Prishtinë, 01 April -


Prishtinë, 01/04/2021 – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë z. Joern Rohde, zëvendës ambasadorin z.Jan-Axel Voss si dhe udhëheqësen e departamentit për bashkëpunim zhvillimor znj. Franziska Baumann.

Në këtë rast, ambasadori z. Joern Rohde e përgëzoi ministrin Aliu për detyrën e tij të re si dhe shprehi vullnetin për të zhvilluar, thelluar edhe më tutje partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ministri Aliu falënderoi ambasadorin z.Rohde, përkatësisht Ambasadën Gjermane për rolin dhe kontributin e tyre në fushën e mjedisit, planifikimit si dhe infrastrukturës.
Në këtë takim u diskutua gjendja aktuale e përgjithshme e mjedisit, rishikimi i disa projekteve me rëndësi të veçantë që duhen të implementohen përgjatë viteve në vijim. Çështjet tjera që u diskutuan ishin rëndësia e zbatimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, korporimi i strategjive dhe menaxhimi i vazhdueshëm i problematikave në lidhje me mbrojtjen e mjedisit.

Duke i uruar suksese ministrit Aliu, ambasadori Rohde shprehi mbështetjen dhe përkushtimin e plot për bashkëpunim në mes Ambasadës Gjermane dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Foto Galeria

Kthehu