130 - Ministria | MMPH

Liburn Aliu

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Liburn Aliu
Lindi më 10 Prill 1975 në Prishtinë.
Shkollimin fillor e vijoi në shkollën “Hasan Prishtina”, atë të mesëm në shkollën “Xhevdet Doda”, kurse studimet e larta universitare në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.
Si arkitekt ka punuar në fushën e projektimit dhe ndërtimit të lartë, si dhe është angazhuar në restaurime të monumenteve të trashëgimisë kulturore. Ai ka qenë drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ku njihet për punën e tij në digjitalizimin e urbanizmit, standardizimin e lejeve për ndërtim, dhe për sjelljen e rendit urbanistik në qytetin e Prishtinës.

Aktivitetin e tij politik, Liburn Aliu e ka filluar qysh në vitin 1994 me aktivitete brenda Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.
Ka qenë i burgosur politik dhe është i mbijetuar i Masakrës së Dubravës.
Pjesë e Lëvizjes ”VETËVENDOSJE!”, është që nga themelimi i saj, duke kontribuar në përparimin e së drejtës për vetëvendosje të brendshme dhe të jashtme që i takon Kosovës.
Poashtu ka qenë pjesë e secilës legjislaturë prej që “VETËVENDOSJE!”, merr pjesë në zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit ai për herë të 5-të fitoi mandatin e deputetit, prej ku më pas u tërhoq për të marr detyrën dhe përgjegjësinë e re, si Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai është i martuar dhe ka dy femijë.