
Rineta Jashari
Shefe e kabinetit dhe Këshilltare e Lartë Politike
Email: rineta.jashari@rks-gov.net
tel: 038 200 32 005
Florent Ramqaj
Këshilltar Politik
Email: florent.ramqaj@rks-gov.net
Driton Tafallari
Këshilltar Politik
Email: driton.tafallari@rks-gov.net
Gent Zeqiri
Këshilltar Politik
Email: gent.zeqiri@rks-gov.net
Eldis Abazi
Këshilltar Politik
Email:eldis.abazi@rks-gov.net
Berat Ganiqi
Këshilltar Politik
Email:berat.ganiqi@rks-gov.net
Fatjona Hoti
Këshilltare Politike
Email:fatjona.hoti@rks-gov.net
Edison Mavraj
Këshilltar Politik
Email:edison.mavraj@rks-gov.net
Esidora Ismajli
Asistente Ekzekutive
Email: esidora.ismajli@rks-gov.net
Tel: 038 200 32 004
Stina Fejza
Asistente Administrative e Ministrit
Email:stina.fejza@rks-gov.net
Imer Fejza
Asistent Administrativ i Zëvendësministrit
Email: imer.fejza@rks-gov.net
Tel: 038 200 28 005
Sibora Kadriu
Asistente Administrative e Zëvendësministres
Email: sibora.kadriu@rks-gov.net
Tel: 038 200 32 007

Hysen Durmishi
Zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Hysen Durmishi u lind më 3 prill 1972 në Therandë.
Në vitin 1989 si nxënës i shkollës së mesme në Therandë u angazhua në organizimin e demonstratave kundër ndryshimeve kushtetuese të marsit të atij viti.
Në prill të 1989-së u përjashtua nga shkolla i cilësuar si njëri nga organizatorët kryesor të demonstratave dhe iu ndalua shkollimi në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë.
Pas amnistisë për të burgosurit politikë me 1990, i hiqet kjo ndalesë dhe kthehet sërish në shkollë në shtator, 1990.
Gjatë vitit 1990 – 1992 ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Unionit të Pavarur të Nxënëseve të gjitha shkollave të mesme të Kosovës.
Gjatë viteve 1993-1998 ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës.
Në vitet 1997-1998 bëhet kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.
Ishte pjesë aktive e të gjitha organizimeve të protestave studentore.
Në vitin 1998 ka qenë ushtar i UÇK-së në brigadën 123. Nga 1998 – 2000 ishte i burgosur politik në burgjet e Serbisë.
Pas daljes nga burgjet e Serbisë bëhet pjesë e Rrjetit të Aksionit për Kosovën (KAN).
Durmishi është njëri nga themeluesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Përgjatë viteve ka mbajtur pozita të ndryshme drejtuese duke qenë edhe anëtar i kryesisë deri në fund të vitit 2013.
Në 2013 emërohet drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.
Pas disa ndryshimeve që janë bërë në organizimin e drejtorive, emërohet drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës.
Ai ka eksperiencë të gjatë në fushën e infrastrukturës.
Ka udhëhequr shumë projekte me kompani ndërkombëtare e vendore.
Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Linda Çavdarbasha
Zëvendësministre e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Znj. Linda Çavdarbasha është emëruar Zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës më 6 Prill 2021.
Ajo është ekologe dhe aktiviste e përkushtuar me përvojë solide në zbatimin e projekteve që mbështesin jetesën e qëndrueshme dhe zhvillimin e gjelbër në Kosovë. Bazuar në interesat e saj kërkimore dhe të avokimit, ajo ka mbajtur detyra që mbështesin dhe promovojnë ruajtjen e jetesës së qëndrueshme, mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimin e ekonomisë së gjelbër qarkore dhe edukimin e gjeneratave të reja mbi çështjet mjedisore.
Ajo ka përvojë në menaxhim të projekteve të BE-së dhe donatorëve tjerë të huaj si rezultat i angazhimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare si: Associazione Trentino con i Balcani, Local Democracy Agency of Kosovo dhe Let’s Do It Peja.
Që nga Nëntori i vitit 2019-Prill 2021, ajo ka qenë delegate në Agjencionin për Demokraci Lokale në Kosovë i cili është pjesë e ALDA-Europe dhe Rrjetit Ballkanik për Demokraci Lokale (rrjet rajonal që përfshinë shtetet e Ballkanit Perëndimor).
Znj. Çavdarbasha është e diplomuar në Fakultetin e Biologjisë- dega Ekologji- Mbrojtje e Mjedisit, pranë Universitetit të Prishtinës. Ka vazhduar studimet Master në po të njëjtën degë dhe ka përfunduar një semestër në Departamentin e Biologjisë, Universiteti i Konstanz në Gjermani.
Znj. Çavdarbasha i përket subjektit politik Alternativa.
Ajo lindi në Pejë më 1994, dhe banon në Prishtinë. Ajo disponon njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze dhe gjermane bazike.

Liburn Aliu
Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Liburn Aliu
Lindi më 10 Prill 1975 në Prishtinë.
Shkollimin fillor e vijoi në shkollën “Hasan Prishtina”, atë të mesëm në shkollën “Xhevdet Doda”, kurse studimet e larta universitare në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës.
Si arkitekt ka punuar në fushën e projektimit dhe ndërtimit të lartë, si dhe është angazhuar në restaurime të monumenteve të trashëgimisë kulturore. Ai ka qenë drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ku njihet për punën e tij në digjitalizimin e urbanizmit, standardizimin e lejeve për ndërtim, dhe për sjelljen e rendit urbanistik në qytetin e Prishtinës.
Aktivitetin e tij politik, Liburn Aliu e ka filluar qysh në vitin 1994 me aktivitete brenda Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës.
Ka qenë i burgosur politik dhe është i mbijetuar i Masakrës së Dubravës.
Pjesë e Lëvizjes ”VETËVENDOSJE!”, është që nga themelimi i saj, duke kontribuar në përparimin e së drejtës për vetëvendosje të brendshme dhe të jashtme që i takon Kosovës.
Poashtu ka qenë pjesë e secilës legjislaturë prej që “VETËVENDOSJE!”, merr pjesë në zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit ai për herë të 5-të fitoi mandatin e deputetit, prej ku më pas u tërhoq për të marr detyrën dhe përgjegjësinë e re, si Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Ai është i martuar dhe ka dy femijë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm
Funksionet e Sekretarit:
- Siguron udhëheqjen adekuate të Ministrisë përmes përdorimit me efektivitet të burimeve njerëzore profesionale dhe atyre financiare me qëllim të realizimit në vazhdimësi të objektivave dhe fushëveprimit të punës së MMPH së.
- Koordinon dhe bashkërendon punët e të gjitha strukturave në varësi të tij duke kërkuar që secila strukturë të kryejë detyrat e saj funksionale.
- Përgatit, në bashkëpunim me Departamentet përkatëse, projektet për prezantim dhe i mbron në dëgjim buxhetor.
- Hartojë politika dhe strategji sektoriale, si dhe te organizojë dhe bashkërendojë punën për zbatimin e tyre nën drejtimin e Ministrit.
- Ndjekë zbatimin e detyrimeve ligjore, praktikave planifikuese, organizative si dhe të kontrollit, në zbatim të politikave dhe strategjive të Ministrisë, si dhe te ndjekë organizimin e përditshëm të punëve;
- Ti paraqesë Ministrit raporte për mbarëvajtjen e punës së Ministrisë;
- Ti këshillojë dhe ofrojë rekomandime departamenteve, zyrave dhe njësive të MMPH-së, për koordinimin e punës në mes Ministrisë dhe organeve tjera qeveritare apo joqeveritare.
- Gjatë menaxhimit të aktiviteteve të përditshëm të Ministrisë, Sekretari duhet të:
- Bëjë hartimin dhe të zbatojë politikat, rregulloret dhe procedurat adekuate për funksionimin e brendshëm të Ministrisë sipas praktikave më të mira bashkëkohore, duke përfshirë:
- Mbikëqyrjen dhe vlerësimin e punës së strukturave në varësi të tij; administrimin e informacionit dhe dokumentimin e tij; funksionimin e arkivit; dhe vlerësimin dhe promovimin në bazë meritore sipas punës se shërbyeseve civil,
- Organizojë dhe sigurojë funksionimin e sistemit të kontrolleve të brendshme në përputhje me kërkesat e Rregullores së Brendshme;
- Kërkojë hartimin e programeve të detajuara të punës për secilën strukturë në varësi të tij dhe të ndjekë aktivisht zbatimin e tyre duke bërë monitorimin e tyre;
- Mbikëqyrë përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit, si dhe efikasitetin e shpenzimeve të kryera;
Servet Spahiu, Zv. Sekretar i Përgjithshëm
servet.spahiu@rks-gov.net
Kontakti me zyrën e sekretarit :
038/200-32-307