441 - Lajmet | MMPH

Lajmet

Faza e dytë e hidrosistemit Ibër-Lepenc fillon të jetësohet – drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit me ujë për gati gjysmën e Kosovës  

21/12/2021 - Faza e dytë e hidrosistemit Ibër-Lepenc po fillon të jetësohet - drejt një zgjidhje përfundimtare të problemit me ujë për gjysmën e Kosovës.     Pas aprovimit të grantit për zhvillimin e dizajnit preliminar dhe vlerësimit mjedisor dhe social për digën e Friajës, në vlerë prej 1.8 Milion€ nga WBIF, sot në ambientet e MMPHI-së, u mbajt takimi në mes të përfaqësuesve të institucioneve përfituese për përgatitjen e kornizës institucionale për zbatimin e këtij projekti.   “Studimi i Fizibilitetit për Ndërtimin e Kanalit të Lepencit dhe Digave të Shtimes dhe Firajës”, rekomandoi një qasje në dy faza për zbatimin e projektit (fazës së dytë të Ibër Lepencit).   Faza e parë, siguron ujë pë...

më shumë
Nënshkruhen dy udhëzime administrative në mbështetje të Ligjit Nr. 06/L-024 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje

25/11/2021 - Ministri Liburn Aliu me datën 22.11.2021 ka nënshkruar dy udhëzime administrative përmes të cilave qartësohen më tej kërkesat për trajtimin e ndërtimeve pa leje të Kategorisë I dhe II. Këto dy udhëzime administrative janë hartuar nga grupet punuese të themeluara nga MMPHI, Agjencia Kadastrale e Kosovës, dhe nga përfaqësues të nivelit komunal. Në këtë proces, grupet punuese janë mbështetur edhe nga USAID - Programi për Qeverisje Ekonomike. Udhëzimet administrative hyjnë në fuqi 7 ditë, pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Udhëzimin Administrativ MMPHI Nr. 02/2021 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 05/2019 për Procedurat e Ankesave Kundër Vendimeve për Trajtimin e Ndërtimeve Pa Leje – https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=17767   Udhëzimin ...

më shumë
Me moton për 16 Ditët te Aktivizimit organizohet fushatë ndërgjegjësuese kundër dhunës ndaj gruas dhe përkujtimin  e viktimave të dhunës në baza gjinore në Kosovë

25/11/2021 - Agjencia për Barazi Gjinore ne kuadër te Zyrës se Kryeministrit te Republikës se Kosovës  për 16 Ditët te Aktivizimit organizon fushatën ndërgjegjësuese kundër dhunës ndaj gruas dhe përkujtimin  e viktimave te dhunës ne baza gjinore ne Kosovë, fushata e 16 dite te aktivizimit  fillon me 25 Nëntor deri me 10 Dhjetor.   Njësia për te Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore ne MMPHI ju njofton qe te jemi se bashku për te kontribuar qe shoqëria jonë  te vetëdijesohet deri ne eliminimin e dhunës ndaj gruas dhe dhunës ne familje. NJDNJ/ZBGJ vlerëson çdo ide, mendim apo aktivitet tuajin qe kontribon për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga institucionet shtetërore ku edhe vet jemi pjesë .  

më shumë
Kosova pjesë e Aplikacionit Mobil për cilësinë e ajrit të Agjencisë së Mjedisit të Evropës - European Environment Agency (EEA)

22/11/2021 - Agjencia e Mjedisit të Evropës, ka lansuar Aplikacionin Mobil për cilësinë e ajrit i cili është në dispozicion të publikut për raportim në kohë reale të të dhënave për cilësinë e ajrit krahas të dhënave të monitorimit nga të gjitha vendet e Evropës duke përfshirë edhe Kosovën.   Kosova prezanton të dhënat në kohë reale nga Stacionet e Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Të dhënat ofrohen për 12 stacione dhe përfshijnë 5 parametra kryesorë të cilësisë së ajrit: Grimcat e pluhurit PM10, Grimcat e pluhurit PM2.5, Dyoksidin e Azotit (NO2), Ozonin (O3) dhe Dyoksidin e Sulfurit (SO2).   Aplikacioni ju ndihmon qytetarëve të gjejnë përgjigje për pyetje të rëndësishme lidhur me cilësin&...

më shumë
MMPHI me rastin e “8 Nëntorit - Ditës botërore të planifikimit të qyteteve”, organizojnë konkurs të fotografisë

25/10/2021 - Të dashur qytetarë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me rastin e “8 Nëntorit - Ditës botërore të planifikimit të qyteteve”, organizojnë konkurs të fotografisë, me temë: Fshati im. Fotografitë duhet të jenë autentike dhe të bëra nga të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë profesionistët, entuziastët dhe dashamirët e fotografisë. Për tu bëre pjesë e garës ju duhet ti dërgoni fotografitë në email-in: iph.fotokonkurs@gmail.com, nga data 22 Tetor – 03 Nëntor 2021. Fituesit do te shpallen me 8 Nëntor, në hollin e ndërtesës “Ish Rilindja”, prej orës 10.00. Shpërblimet do te jenë: vendi i parë 500 euro, vendi i dytë 300 euro, vendi i tretë 200 euro. Ditën e njëjtë, Ministria bashkë me përkrahë...

më shumë
Tryezë: Zhvillimi i kapaciteteve për gjeneralizimin hartografik të hartave topografike digjitale në Kosovë

25/10/2021 - Tryezë: Zhvillimi i kapaciteteve për gjeneralizimin hartografik të hartave topografike digjitale në Kosovë MMPHI, respektivisht Agjencia Kadastrale e Kosovës me përkrahjen e Qeverisë Japoneze nëpërmjet Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), është duke implementuar projektin: “Zhvillimi i kapaciteteve për gjeneralizimin hartografik të hartave topografike digjitale në Kosovë." Ky projekt ka për qëllim krijimin e kapaciteteve për krijimin e hartave topografike me shkallë të vogël 1:50,000, 1:100,000, 1:250,000 dhe 1:500,000, me çka zyrtarët e AKK-së do të rrisin kapacitetet e veta që në mënyrë të pavarur ta bëjnë përgjithësimin e Hartës Digjitale në shkallë të ndryshme. Duke marrë parasysh faktin që në kuadër të këtij projekti tani më është përfunduar gjeneralizimi i hartës topografike ...

më shumë
Me  moton “Të sigurt dhe të shëndetshëm, me mobilitet të qëndrueshëm”, sot filloi Java Evropiane e Lëvizshmërisë

16/09/2021 - Me  moton “Të sigurt dhe të shëndetshëm, me mobilitet të qëndrueshëm”, sot filloi Java Evropiane e Lëvizshmërisë. MMPHI në bashkpunim me dhjetë Komuna dhe organizata jo qeveritare ka organizuar shënimin e kesaj jave Evropiane . Zëvendësministrja e MMPHI-së znj. Linda Çavdarbasha në fjalën e saj sot  para qytetarëve të komunës së Pejës  ,theksoi rëndësinë e lëvizshmërinë ekologjike dhe ftoj qytetarët që këto aktivitet vetëdijësuese të bëhen përditshmëri dhe të kuptojnë qëllimin edhe rëndësinë e lëvizjes pa makina për të shmangur kështu ngrohjen globale.   Aktiviteti i parë për shenimin e kësaj jave është mbajtur sot në Komunen e Pej&...

më shumë
Nga 500 mijë në 5 milionë u shndërrua vlera e një kontrate me qeverinë e kaluar - Prokuroria Speciale t'i hetojë rastet e korrupsionit të lartë

02/07/2021 - Nga 500 mijë në 5 milionë u shndërrua vlera e një kontrate me qeverinë e kaluar. Prokuroria Speciale t'i hetojë rastet e korrupsionit të lartë. Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi, dorëzoi sot në Prokurorinë Speciale një dosje që lidhet me korrupsion të hapur në ministrinë e Infrastrukturës nga ish ministri Pal Lekaj. Dosja ka të bëjë me kontratën “Mirëmbajtja e urave në rrugët nacionale dhe regjionale të Kosovës për vitet 2017-2019”. Kjo kontratë e nënshkruar në mars të vitit 2018, sa ishte ministër Pal Lekaj, kishte vlerë të përcaktuar 500 mijë euro, kurse në fund përfundoi me vlerën 5 milionë e 300 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për një zhvatje të hapur dhe brutale të buxhetit.      “Pas hapjes s&...

më shumë
Përmbyllet java e sigurisë në komunikacionin rrugor

21/05/2021 - Me realizimin e aktiviteteve të parapara është përmbyllur java e gjashtë e sigurisë në komunikacion rrugor. Në kuadër të aktiviteti zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës , Policisë së Kosovës dhe AMRKS, kanë njoftuar nxënësit e shkollës fillore/e mesme e ultë, “ Astrit Bytyçi” rreth rregullave të sigurisë rrugore, në qytetin e Ferizajit. Me këtë rast u shpalos programi për siguri si dhe një film i metrazhit të shkurtër dokumentar, që ka të bëjë me rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë. Njëherit falenderojmë Policinë e Kosovës, si dhe AMRKS-në për bashkëpunim në këtë fushatë.

më shumë
Informohen nxënësit për sigurinë në trafik dhe lëvizjet në rrugë

20/05/2021 - Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”, kanë bërë mbylljen e Javës së 6-të Globale për Siguri Rrugore e Kombeve të Bashkuara.  Së bashku me nxënësit e SHFMU “Dardania” sot marshuan në shtegun e biçikletave në lagjen Dardania ku shpejtësia e lëvizjes ishte 30 km në orë, nën përkujdesjen dhe përcjelljen e Policisë së Kosovës.  MMPHI, Policia e Kosovës dhe Aktivistët e AMRKS-së informuan nxënësit pjesëmarrës për sigurinë e lëvizjes së tyre në rrugë, si dhe u bë shpërndarja e fletoreve illustrative me situate të fëmijëve në trafik, fletore të thjeshta, vizore dhe ngjyra. #...

më shumë
MINISTRI LIBURN ALIU PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E AUSTRISË NË KOSOVË CHRISTOPH WEIDINGER

26/04/2021 - Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z.Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.  Në këtë takim, dy palët diskutuan prioritetet e MMPHI-së, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët. Si çështje kryesore në takim u diskutua për projektet përkatëse që kanë të bëjnë me zvogëlimin e emisioneve të gazrave serrë si dhe rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Ministri Aliu e falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe shprehu gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit për projektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin ...

më shumë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, priti në takim ambasadorin gjerman z. Joern Rohde

01/04/2021 - Prishtinë, 01/04/2021 – Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë z. Joern Rohde, zëvendës ambasadorin z.Jan-Axel Voss si dhe udhëheqësen e departamentit për bashkëpunim zhvillimor znj. Franziska Baumann. Në këtë rast, ambasadori z. Joern Rohde e përgëzoi ministrin Aliu për detyrën e tij të re si dhe shprehi vullnetin për të zhvilluar, thelluar edhe më tutje partneritetin me institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ministri Aliu falënderoi ambasadorin z.Rohde, përkatësisht Ambasadën Gjermane për rolin dhe kontributin e tyre në fushën e mjedisit, planifikimit si dhe infrastrukturës. Në këtë takim u diskutua gjendja aktuale e përgjithshme e mjedisit, rishikimi i disa projekteve me rënd&...

më shumë
Liburn Aliu pranon zyrtarisht detyrën e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

23/03/2021 - Prishtinë, 23.03.2021 - Ministri i deritanishëm i Ekonomisë dhe Ambientit, z. Muharrem Nitaj sot ia dorëzoi detyrën ministrit të ardhshëm z. Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Me këtë rast, Nitaj e ka njoftuar z. Aliu për projektet të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në proces dhe ato që priten të fillojnë në fushën e Mjedisit përfshirë ujërat, ajrin, mbeturinat si dhe Planifikimin Hapësinorë. Ministri Aliu theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar dhe realizuar projektet që do të ndihmojnë zhvillimin e qëndrueshëm në Mjedis si dhe në fushën e Planifikimit Hapësinor.

më shumë
Ministri Nitaj, vendos pezullimin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të “Postës së Kosovës”

19/03/2021 - Nr. 25/21 Prishtinë, 19.03.2021 Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se ka vendosur pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të “Postës së Kosovës” me arsyetimin se nuk është respektuar Ligjit për Ndërmarrjet Publike. Deklarata e plotë e Ministrit Nitaj: Në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, e cila është aksionar në Ndërmarrjen “Posta e Kosovës”, dhe me rekomandim të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, kam kërkuar pezullimin e përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të “Posta e Kosovës”.   Ndër arsyet kryesore të kërkesës për pezullim ka qenë fakti se nuk është respektuar neni 15.1 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, ku thuhet se të gjith&...

më shumë
Ministri Nitaj dhe Drejtori i BERZH-it flasin për avancim të projekteve në fushën e energjisë dhe ndërmarrjeve publike

29/01/2021 - Nr. 10/21 Prishtinë, 29.01.2021 Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka takuar Drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për Kosovë, Neil Taylor. Temë  diskutimi ishte bashkëpunimi në mes të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) dhe BERZH-it në sektorin e ekonomisë, me theks të veçantë në atë të energjisë dhe të ndërmarrjeve publike. Nga fusha e energjisë është diskutuar procesi i rishikimit të Strategjisë së Energjisë, e po ashtu u bisedua për marrëveshjen  e kredisë nga BERZH për infrastrukturën vitale që u dedikohet ndërmarrjeve publike.     Ministri Nitaj konfirmoi gatishmërinë për bashkërendim të projekteve dhe interesave afatgjatë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit n&...

më shumë
Ministri Nitaj takoi drejtoreshën e MCC-së, Sarah Olmstead

26/01/2021 - Prishtinë, 26.01.2021 Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim drejtoreshën e Millennium Challenge Corporation (MCC), Sarah Olmstead. Gjatë takimit u diskutua rreth punëve të para të Grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës. Ministri Nitaj e falënderoi drejtoreshën e MCC-së për mbështetjet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i jep Kosovës në realizimin e projekteve zhvillimore përmes programit të MCC-së. Zonja Sarah Olmstead premtoi mbështetjen e SHBA-së në realizimin e projekteve energjetike, duke u mbështetur në strategjinë e energjisë së Republikës së Kosovës. Ky ishte takimi i parë pas themelimit të Grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës.

më shumë