347 - Lajmet | MMPH

Lajmet

Ministri Nitaj takoi drejtoreshën e MCC-së, Sarah Olmstead

26/01/2021 - Prishtinë, 26.01.2021 Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur sot në takim drejtoreshën e Millennium Challenge Corporation (MCC), Sarah Olmstead. Gjatë takimit u diskutua rreth punëve të para të Grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës. Ministri Nitaj e falënderoi drejtoreshën e MCC-së për mbështetjet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i jep Kosovës në realizimin e projekteve zhvillimore përmes programit të MCC-së. Zonja Sarah Olmstead premtoi mbështetjen e SHBA-së në realizimin e projekteve energjetike, duke u mbështetur në strategjinë e energjisë së Republikës së Kosovës. Ky ishte takimi i parë pas themelimit të Grupit punues për sektorin e gazit në Republikën e Kosovës.

më shumë
Ministri Kuçi priti në takim ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi

30/09/2020 - Në vigjilje të takimit mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi priti ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi. Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëveshjet që do të nënshkruhen të shtunën, por edhe bashkëpunimet që mund të ndodhin në vijim. Gjithashtu, u njoftua që të hënën në Kosovë do të vijë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili do të pritet nga ministri Kuçi. Mes ministrit Kuçi dhe ambasadorit Minxhozi u diskutua edhe për bashkëpunim në fushën e energjisë. Mundësia e turizmit komplementar në aspektin sezonal mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishte ajo që ambasadori Minxhozi e kërkoi që të fuqizohet duke ngritur kapacitete të reja për ...

më shumë
100 mijë euro që Suhareka ta përfundojë Parkun e Dëshmorëve

15/09/2020 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi është takuar sot me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Ministri Kuçi e kryetari Muharremaj, përpos bisedave për projektet e ardhshme dhe për punën që po bëhet në qytetin e Suharekës, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit për bashkëfinancim në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë. “Kontributi me jetë për të çliruar Kosovën, bën që edhe vendi ku prehen dëshmorët, duhet të jetë i rregulluar dinjitetshëm dhe bukur. Kështu do të jetë në Suharekë”, tha ministri Kuçi. Kryetari Bali Muharremaj ka treguar se tashmë Komuna e Suharekës ka kryer shumë punë në këtë park dhe ende do të investojë, por që përkrahja ...

më shumë
Ministri Kuçi dhe ambasadori gjerman Rohde flasin për projektet ekonomike dhe rritjen e eksportit për në Gjermani

07/09/2020 -   Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Bashkë me ambasadorin gjerman, ishin edhe zëvendësi i tij, Jan-Axel Voss dhe drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani.   Mes ambasadorit Rohde dhe ministrit Kuçi u diskutua për disa tema, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës, duke përfshirë edhe marrëveshjen e fundit në Washington, për të cilën ministri tha që po presin kthimin e ekipit të Kosovës për të krijuar planin e menaxhimit të pikave të marrëveshjes.   Rëndësia e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren, projekt për të cilin MEA ka ndarë edhe buxhet, u konstatua që do të ecë përpara me hapa të shpejtë, pasi interesimi p&...

më shumë
Edhe 12 muaj kohë shtesë për të aplikuar për legalizimin e ndërtimeve pa leje

11/08/2020 - Prishtinë, 10 gusht 2020 - Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka marrë vendim që afati për dorëzimin e aplikacioneve për legalizimin e ndërtimeve pa leje të vazhdohet për 12 muaj, pra deri më 04 shtator 2021 në mënyrë që qytetarëve t’iu mundësohet kohë shtesë për të dorëzuar aplikacionet për legalizim. Duke parë situatën në terren, ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për kohë shtesë për të arritur qëllimin e Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe duke përfshirë këtu faktin se komunat vazhdojnë të punojnë me kapacitete të limituara për shkak të pandemisë, si dhe rrethanave tjera që kjo situatë ka shkaktuar në tërësi. Vendimin e plotë për vazhdimin e afatit për ...

më shumë
Ministri Kuçi bashkëbisedon me ambasadorët evropian për Rimëkëmbjen Ekonomike

10/08/2020 - Prishtinë, 06 Gusht 2020 Nr. 44/20 Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi  ka mbajtur sot një takim virtual me zëvendësshefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ambasadorin e Austrisë, Christopher Weidinger, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, shefin e zyrës së Belgjikës, Jean Louis Servais, të ngarkuarën me punë të Luksemburgut, Natacha Gomez dhe përfaqësuesin dipomatik gjerman Axel Ross. Qëllimi i takimit ishte që të promovohet politka e BE-së në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike për dëmet që janë shkaktuar nga pandemia COVID-19. Nga zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri u kërkua që në masat e parapara për rimëkëmbje të integrohen elementet e gjelbra si: energjia e pastër, mjedisi, biodiversiteti e financimi i qëndrueshmërisë. Ministri Kuç...

më shumë
Të gjithë besimtarëve mysliman u uroj festën e Kurban Bajramit!

31/07/2020 - Në këto ditë jo pak të lehta të pandemisë COVID-19, më shumë se kurrë na duhet të jemi të duruar dhe të përçojmë energji pozitive, si vyrtyte që proklamon kjo festë.   Festoni së bashku me familjen e ngushtë dhe mos shkoni në vizita, pasi rreziku nga virusi po na kanoset në çdo hap.   Uroj që të prisni edhe shumë festa tjera me gëzim dhe shëndet!   Blerim Kuçi Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

më shumë
Arrihet dakordim mes JICA dhe MEA për zgjatje të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Republikën e Kosovës”

30/07/2020 - U.D.  Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, z. Mentor Sylmeta dhe Shefi i Kabinetit të Ministrit z. Bedri Berisha zhvilluan një takim virtual me znj. Chie Shimodaira, Drejtoreshë dhe z. Keita Harada nga Departamenti i Mjedisit Global,  zyra qendrore e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në Tokyo,  z. Jiro Takeichi, Përfaqësues Kryesor, Zyra e JICA-s për Ballkanin dhe  znj. Tomoko Unaki, Këshilltare për Formulimin e Projekteve, Zyra e JICA-s për Ballkanin dhe Ekipi i Ekspertëve të JICA-s. Zyrtarët e JICA prezantuan mbështetjen e JICA që i është dhënë Republikës së Kosovës,  në shumë fusha duke përfshirë edhe projektin i cili është në zhvillim e sipër “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në ...

më shumë
Kuçi fton donatorët e sektorit të ujërave të jenë monitorues të zgjedhjes së bordeve në ndërmarrjet publike të ujërave

30/07/2020 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi sot ka marrë pjesë në takimin virtual të Këshillit Ndërministror për Ujëra, të ftuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ku u diskutua për projektet që kanë mbetur në proces dhe planifikimet për projektet e ardhshme. Përveç kryeministrit Hoti dhe ministres së Financave, Hykmete Bajrami, pjesë e takimit ishin edhe donatorët e sektorit të ujërave. Përderisa u bisedua për projektet që janë me ndërmarrjet e ujërave, ministri Blerim Kuçi ka bërë të ditur se gjithçka do të shkojë në bazë të ligjit në përzgjedhjen e bordeve të këtyre ndërmarrjeve edhe ka ftuar donatorët tjerë të jenë pjesë e monitorimit të procesit të rekrutimit, përveç Marrëveshjes me Britanikë...

më shumë
Ministri Kuçi zotohet për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për Gjilanin

28/07/2020 - Prishtinë, 28 Korrik 2020 Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi, ka vizituar sot Komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Hazirin. Ministri Kuçi gjatë këtij takimi premtoi mbështetje për zgjidhjen e çështjes së ujit të pijes dhe impiantit të ujërave të zeza për Gjilanin, ndërsa theksoi edhe ligjet që Qeveria e Kosovës ka dërguar në Kuvendin e Kosovës për miratim. “Janë tri ligje që Qeveria i ka dërguar në Kuvend, Ligji për Rishikim të buxhetit, për menaxhimin e pandemisë dhe rimëkëmbje ekonomike dhe këto janë ligje të rëndësisë esenciale dhe pa miratimin e këtyre Kosova shumë shpejt do të futet në kolaps”, tha ministri Kuçi. Kryetari i komunës s&...

më shumë
Kuçi: Presim që Kuvendi të kalojë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

25/07/2020 - Ferizaj dhe Drenas, 25 Korrik 2020 -- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi bashkë me kryeministrit Avdullah Hoti sot kanë qenë në vizitë në dy kompani vendore, që janë të njohura për eksport. Vizita filloi në Ferizaj, në kompaninë "Eurometal". Aty u mbajt një takim me udhëheqsin e kompanisë Njazi Musliu, duke i njoftuar kabinetin qeveritar me gjendjen në kompani dhe vështirësitë me të cilat janë ballafaquar. Nga Ferizaj, vizita e dytë ishte në Drenas, tek fabrika e njohur prej dekadash, "Ferronikel". Ishte vet pronari Saimir Mane i cili priti kabinetin qeveritar në takim. Ai tregoi se shumë kompani të këtij formati në rajon kanë falimentuar dhe kanë shumë vëshitrësi. Ministri Kuçi, sikur edhe Kryeministri Hoti, treguan për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike që ka kaluar në qeveri dhe tash është n&...

më shumë
Ministri Kuçi priti në takim Odën Tregtare Kosovaro-Turke

22/07/2020 - Prishtinë, 22.07.2020 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi ka pritur sot në takim udhëheqësit e Odës Tregtare Kosovaro -Turke, z. Abdurrahman Balkiz dhe z. Esin Muzbeg. Ministri Kuçi u dëshiroi mirëseardhje duke i njoftuar në terma të gjerë me situatën ekonomike në vend dhe me planet e Qeverisë së Kosovës për të dalë nga kjo gjendje e ndikuar nga COVID-19. Kryetari i OTKT-së, Abdurrahman Balkiz e uroi ministrin Kuçi për pozitën e tij në këtë qeveri dhe e njoftoi për bizneset turke që veprojnë në Kosovë. Ai ndër të tjera potencoi se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes Turqisë dhe Kosovës ka dhënë efektet e saj, por ngriti për diskutim edhe disa çështje që duhet përmirësuar, q&...

më shumë
Ministri Kuçi takoi Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Telekomit

16/07/2020 - Prishtinë, 16 .07.2020 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim informues dhe raportues Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Telekomit të Kosovës. Tema bosht e diskutimit ishte gjendja e krijuar së fundi në Telekomin e Kosovës, pas bllokimit të xhirollogarive bankare nga përmbaruesi privat. Ministri Kuçi kërkoi nga drejtuesit e organeve të Telekomit që të raportojnë në tërësi për rrjedhën e këtij rasti dhe hapat që janë ndjekur në secilën fazë. Gjithashtu, nga menaxhmenti u kërkua të raportohet për përformancën e tanishme të kësaj ndërmarrje publike. Përpos diskutimit, ministri kërkoi nga Bordi i Ndërmarrjes që të propozojnë rekomandime për dalje nga gjendja e bllokimit të xhirollogarive bankare dhe vazhdimit tutje të funksionimit të ndërmarrjes. Nd&...

më shumë
Ministri Blerim Kuçi e kryetari Shpend Ahmeti të vendosur për bashkëpunim në projekte dhe shërbime më të mira publike të kryeqytetit

14/07/2020 - Prishtinë, 14.07.2020 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka mbajtur sot një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.   Mes ministrit Blerim Kuçi dhe kryetarit Shpend Ahmeti janë diskutuar një sërë temash, që kanë vënë fokus në funksionimin më të mirë në këtë periudhë të të gjitha shërbimeve publike që varen nga Ndërmarrjet Publike Qendrore.   Ministri Kuçi e ka siguruar ekzekutivin e kryeqytetit që do t'i ketë në fokus dhe se bashkëpunimi do të jetë i përhershëm.   "Të gjitha marrëveshjet dhe memorandumet e mëhershme mes Komunës së Prishtinës dhe resoreve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit do të konsiderohen dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin. Prishtina ë...

më shumë