256 - Lajmet | MMPH

Lajmet

Korniza për Menaxhimin Mjedisor dhe Social (KMMS)

30/03/2020 - Të nderuar,   Ju njoftojmë se në lidhje me projektin në përgatitje e sipër Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit (MIA) dhe perkrahur nga Banka Botërore (BB) “Greening Land” (Gjelbërimi i tokës) është hartuar Korniza për Menaxhimin Mjedisor dhe Social (KMMS) dhe Korniza per Politikat e Zhvendosjes (KPZH).   Projekti i propozuar nga Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit dhe perkrahur nga Banka Botërore  synon të mbështesë vendin në zhvillimin dhe zbatimin e një plani të veprimit afatgjatë për riparimin dhe ri-zhvillimin e tokave të kontaminuara në Kosovë.   Projekti i propozuar përbëhet nga tre komponentë të përshkruara më poshtë: ·        Komponenti 1: Demonstrimi i riparimit dhe ri-zhvillimit të qëndrueshëm të tokave të kontaminuara bazuar në rrezik ·        Komponenti 2: Zhvillimi i politikave ...

më shumë
Ministri Abdixhiku priti në takim ambasadoren e Kroacisë

24/02/2020 - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të hënën (24.02.2020), ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barišić.  Në takim njoftues, ministri Abdixhiku shpalosi planin qeverisës për infrastrukturë dhe ambient, në veçanti projektet me prioritet për të cilat janë angazhuar në implementimin e tyre me marrjen e mandatit.  Ambasadorja Barišić, krahas urimit për marrjen e detyrës së ministrit, Abdixhikut i shprehu gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e nevojshme.

më shumë
Komunikatë për Media

31/01/2020 - 31 janar 2020 Prishtinë   Komunikatë për Media   Reagim lidhur me Kallëzimin Penal të bërë nga një grup i Organizatave Joqeveritare në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj Institucionit të MMPH-së   MMPH njofton se të gjitha vendimet që merren në kuadër të fushëveprimit dhe kompetencave të përcaktuara, janë të bazuara në kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, dhe kontestimi i tyre mund të bëhet vetëm përmes procedurave ligjore pranë organeve kompetente, që në rastin konkret janë gjykatat administrative të vendit, të cilat janë të thirrura të sjellin vendime përfundimtare në raport me vlefshmërinë e vendimeve të institucioneve qendrore – në këtë rast MMPH-së, dhe asesi nga grupe të caktuara të interesit dhe OJQ-ve.   Veprimet e tilla i vlerësojm&...

më shumë
Ministri Matoshi nënshkruan Udhëzimet Administrative për Sistemin e Unifikuar të Adresave

27/12/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar pesë  Udhëzime Administrative nga fusha e sistemit të unifikuar të adresave, të cilat do të ngrisin kualitetin e adresave dhe rrjedhimisht edhe kualitetin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.    Për hartimin e këtyre udhëzimeve dhe udhëzimeve tjera, Ministri Matoshi ka falënderuar, Kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti.   Udhëzimet administrative të adresave rregullojnë Sistemin e Adresave në dy nivele, nivelin qendror (AKK) dhe atë lokal (Drejtoritë e urbanizmit), ndërsa konkretisht ndryshimet e fundit avancojnë çështjen e riemërtimit të Zonave të Qarkullimit Publik (ZQP) me qëllim të tejkalimit të sfidave që kanë ardhur nga ndryshimet e shpeshta të rrugëve të adresave e ngjashëm. Pë...

më shumë
Ministri Matoshi: Po zgjidhim problemin e ndotjes së mjedisit nga qeset e plastikes

20/12/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot mori  pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit “PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME, PA QESE PLASTIKE”, projekt ky i financuar nga MMPH dhe implementuar nga Kosovo Center for Business Support - KCBS. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Ministri Matoshi ka vlerësuar së nder armiqtë më të mëdhenj të vendit sa i përket mjedisit janë qeset dhe shishet e plastikës, të cilat kanë një ndikim negativ edhe në shëndetin e qytetarëve. “Qeset e plastikes i kemi çdo kund, në natyrë, brezit rrugor, për më tepër janë përdorë edhe  si mjet për me mbledh mbeturina dhe prapë janë hedhë në rrugë”, tha Matoshi. Ai tutje u shpreh se rekomandimet që ...

më shumë
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, njofton opinionin publik se të vetmet të dhëna zyrtare mbi cilësinë e ajrit në Kosovë janë ato të prezantuara nga MMPH

18/12/2019 - Në lidhje me raportimit e fundit mbi cilësinë e ajrit, të bërë nga mekanizma jo institucional në Kosovë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, njofton opinionin publik se të vetmet të dhëna zyrtare mbi cilësinë e ajrit në Kosovë janë ato të prezantuara nga MMPH dhe për këtë më poshtë keni një sqarim të detajuar.     Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, përmes Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Inspektoratit të Mjedisit  ka përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet lidhur me raportimet e mediave për cilësinë e ajrit të cilat i referohen burimeve të ndryshme, që nuk janë të autorizuara për të monitoruara cilësinë e ajrit në Kosovë.   Janë analizuar po ashtu të ...

më shumë
Matoshi: Po shpërblejmë aktivizimin e banorëve të Doberqanit në mbrojtjen e mjedisit

02/12/2019 -  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot në  Gjilan mori pjesë në ceremoninë e  fillimit të punimeve për realizimin e projektit “Rregullimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në Dobërqan”, projekt ky i cili financohet nga MMPH dhe kap vlerën totale prej 550 mijë euro.   Me këtë rast Ministri Matoshi u shpreh i lumtur që po investohet në këtë fshat që sipas tij është shembull i aktivizimit qytetar për mbrojtjen e mjedisit. Ai tutje tha se ky projekt zgjidh problemin e ujërave të  zeza për banorët e kësaj ane. “Besoj dhe shpresoj që  projekti do të realizohet ashtu siç është  e paraparë dhe projektuar me një mbikqyrje në radhë të parë  të  vetë banorëve, të Kompanis&...

më shumë
Matoshi: 400 mijë euro nga MMPH për ndërtimin e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc

04/11/2019 -   Ministri i mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit, "Ndërtimi i Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc-Ferizaj’, në vlerë totale prej 400 mijë euro, të financuar nga MMPH. Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, ministri Matoshi ka deklaruar që si Ministër i MMPH-së, në vazhdimësi ka përkrahur komunat e Kosovës, në rritjen e përformances dhe arritjen e synimeve të tyre. “Me këtë projekt ne do të arrijmë që të kemi një kujdes më të madh për dëshmoret e rënë në luftën tonë për liri”, ka vlerësuar Ministri Matoshi. Nga ...

më shumë
Mbahet punëtoria e pestë për trajnimin e zyrtarëve komunal për procedurat e trajtimit të ndërtimeve pa leje

19/09/2019 -  Në Pejë u mbajt punëtoria e rradhës e cila kishte për qëllim prezantimin e Udhëzimeve Administrative të dala nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje dhe mbështetjen e komunave në zbatimin e procedurave për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Kjo është punëtoria e pestë nga gjithsej gjashtë të planifikuara që organizohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përkatësisht Departamenti për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim (DPHNB), në bashkëpunim me Programin e USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë e që do të mbulojnë të gjitha komunat e Kosovës. Në këtë punëtori morën pjesë zyrtarë të urbanizmit, inspektoratit dhe kadastrit nga komuna e Pejës, Gjakovës, Istogut, Klinës, Deçanit dhe Junikut. Zyrtarë...

më shumë
Lansohet fushata “Ec me ne”, apelohet për përdorim të transportit publik dhe biçikletave

17/09/2019 -  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, lansoi dje në Fushë Kosovë, kampanjën “Ec me ne”, e cila ka për qëllim  ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Në kuadër të kësaj kampanje do të zhvillohen aktivitete të shumta në bashkëpunim me 15 komuna për një javë rresht, duke filluar nga dje e deri më datë 22 Shtator.  Simbolika kryesore e kësaj kampanje është përdorimi i biçikletave dhe transportit publik në mënyrë që të përdoren më pak automjetet.  Qytetarë të shumtë të Fushë Kosovës ju bashkuan kësaj iniciative, por ishin nxënësit e Gjimnazit “Hyvzi Sylejmani”, të cilën e bënë edhe më madhështore këtë ceremoni. Pë...

më shumë
Ministri Matoshi: Nga sot fillon trajtimi i ndërtimeve pa leje

15/07/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me sekretarin, Arben Çitaku dhe drejtorin e Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim, Servet Spahiu kanë mbajtur konferencë për media ku kanë shpalosur Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje. Me këtë rast, ministri Matoshi tha se Ministria e Mjedisit ka hartuar 5 udhëzime administrative të cilat rregullojnë aspekte të veçanta të procesit të trajtimit të ndërtimeve pa leje në vendin tonë. “ Pra nga sot fillon edhe zbatimi i ligjit për trajtimin e 352 mijë ndërtime pa leje, ku pjesë më e madhe e tyre bënë pjesë në kategoritë 1 dhe 2 , e për të cilat përgjegjëse është niveli lokal, kurse për kategorinë 3 përgjegjës për procesin e ...

më shumë
Matoshi para deputetëve: MMPH po i disiplinon operatorët

08/07/2019 -

më shumë
Matoshi në Abu Dhabi: Kërkon përfshirjen e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar

02/07/2019 -  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, me ftesë të Ministrit të Mjedisit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Thani Ahmed Al Zeyoudi, po merrë pjesë në Konferencën përgatitore për Samitin e OKB-së për Klimën që do të mbahet në shtator në New York. Në kuadër të zhvillimit të kësaj konference, ministri Matoshi ka takuar shumë lider botëror, në mesin e tyre Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe shumë ministra homolog të tij, me të cilët ka biseduar rreth marrëdhënieve nder shtetërore si dhe integrimin e Kosovës në mekanizmat nderkombëtar në fushën e mjedisit. Takimet e tilla sipas ministrit Matoshi e  forcojnë pozicionin tonë si shtet në raport me shumë nisma globale që ndërlidhen me ndryshimet klimatike dhe ...

më shumë
Ministri Matoshi, kërkon urgjentisht fillimin e hetimeve për rastin e paraqitur nga deputeti Zeka

28/06/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar sot zyrtarisht nga organet e hetuesisë që të fillojnë menjëherë hetimet në lidhje me rastin e paraqitur nga deputeti Milaim Zeka, në seancën e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rreth ndërtimit të një hoteli në Brezovicë. Ministri Matoshi, është falënderues ndaj deputetit Milaim Zeka, dhe secilit qytetarë tjetër që ndihmon Ministrinë dhe organet tjera shtetërore në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera negative në vend.  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbetet i përkushtuar që në kuadër të kompetencave të veta të hap të gjitha dyert dhe rrugët për hetimin e këtij rasti dhe siguron organet e hetuesisë se askush brenda MMPH-së nuk do të lejohet që të pengojë këtë ...

më shumë
Ministri Matoshi: Në Ferizaj po investojmë miliona euro në fushën e mjedisit

27/06/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, vizitoi sot Komunën e Ferizajt, me ç’ rast së bashku me Kryetarin e  kësaj komune Agim Aliu,  diskutuan rreth projekteve që MMPH këtë vit po realizon  në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në këtë komunë.  Pas takimit me kryetarin Aliu, Ministri Fatmir Matoshi, në një adresim para medieve deklaroi se shuma e ndarë për projekte në komunën e Ferizajt, të financuara nga MMPH kalon shumën e 1  milionë eurove.  Matoshi ka prezantuar projektet që këtë vit MMPH do të realizojë në këtë komunë, duke u nisur nga Ndërtimi i parkut memorial të UÇK-së në Jezerc, në vlerë prej 400 mijë euro, Rregullimi i shtratit te lumit Sazli prej hekurudhës në Ferizaj deri tek lumi Sitnicë-Ferizaj, në ...

më shumë
Ministri Matoshi: Harta Zonale dokumenti më i rëndësishëm për planifikim hapësinor

19/06/2019 - Prishtinë, 19 qershor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot ka bërë hapjen zyrtare të shqyrtimit publik për Hartën Zonale të Kosovë, dokument ky i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor. Në këtë ceremoni, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se MMPH-ja po e përmbush një veprim shumë të rëndësishëm në sektorin e planifikimit hapësinor. “Sot po e fillojmë fazën më të rëndësishme të procesit, shqyrtimin e dokumentit me publikun e gjerë. Për dy muaj rresht, sa është planifikuar të zgjasë shqyrtimi publik, MMPH përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor do të organizojë edhe takime dhe prezantime tjera”, tha ministri Matoshi. Sipas tij, Harta Zonale do të vendos veprimet, aktivitetet dhe rekomandimet relevante hap&...

më shumë
Ministri Matoshi priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan për mbrojtjen e mjedisit

19/06/2019 - Ministri Matoshi priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan për mbrojtjen e mjedisit Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, major, Lorenzo D'ADDARIO, me të cilin kanë diskutuar mbi bashkëpunimin në fushën e mjedisit. Gjatë takimit Matoshi e D'ADDARIO theksuan rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për një mjedis të pastër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ministri Matoshi ka njoftuar komandantin mbi situatën aktuale mjedisore dhe sfidat me të cilat përballemi si ministri, si dhe projektet aktuale, të ardhshme dhe ndikimin që këto projekte do të kenë në mjedisin tonë. Matoshi e Komandanti i KFOR-it biseduam edhe për fushatën për të informuar publikun mbi rëndësinë e ruajtjes ...

më shumë
Ministri Matoshi pranon një donacion nga projekti 4 milion dollarësh i Japonisë në Kosovë

12/06/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pranuar një donacion shumë të vlefshëm nga Qeveria Japoneze, në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës”, projekt ky që në total kap vlerën prej 4 milion dollarësh. Ky donacion është ndarë për Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës nga këshilltari i ambasadorit të Japonisë në Vjenë, Daisuke  Sugihara, këshilltari i JICA-së, Makino Takahiko dhe ekspertë tjerë japonez. Me këtë rast, ministri Matoshi tha se Qeveria e Japonisë përmes JICA-së, është duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në fushën e mjedisit. “ Ky projekt, përveç studimit mbi burimet e ndotjes së ajrit dhe ngritjes së kapaciteteve humane, po kontribuon edhe me instrumente ...

më shumë
Ministri Matoshi pret në takim delegacionin estonez, koordinohen për mbrojtjen e mjedisit

05/06/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Estonisë, Meelis Munt, sekretarin gjeneral ,Kaupo Heinma, drejtoreshën e Përgjithshme të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Kerli Kiili dhe Zyrtaren e Lartë për Marrëdhënie me Publikun, Kadri Kauksi. Pas takimit, në një konferencë për media, ministri Matoshi tha se me zëvendësministrin Munt, kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e mjedisit mes Kosovës dhe Estonisë si kthimi i dispozitave, e- qeverisja dhe organizimi për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit që do të koordinohet dhe udhëhiqet nga Kosova. " Estonia është një vend mik i Kosovës dhe vendi ynë është i gatshëm ...

më shumë
Ministri Matoshi: Me 28 nëntor përurojmë projektin e lumit Mirusha në Gjilan

24/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit, sot kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për financimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha”, në Gjilan. Me këtë rast ministri Matoshi u shpreh i lumtur që përmes financimit të këtyre projekteve po ndihmon komunat në rrugën e tyre të krijimit të një mjedisi të pastër. “Jam i lumtur që sot, përmes nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me kryetarin Haziri, po financojmë projektin e rregullimit te shtratit të lumit Mirusha në Gjilan, të cilin këtë vit e financojmë në vlerë prej 250 mijë euro”, deklaroi Ministri Matoshi. Ministri Matoshi ka thënë se MMPH këtë vit në Gjilan së bashku me komunën investon edhe në rregullimin ...

më shumë
Matoshi priti në takim përfaqësuesit e UN-HABITAT në Kosovë, diskutuan për planifikim hapësinor

23/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim drejtoren e UN-HABITAT në Kosovë, Gwendoline Mennetrier , me të cilën  kanë diskutuar mbi bashkëpunimin dhe përkrahjen që UN-HABITAT-i po i jep komunave të Republikës së Kosovës, në fushën e planifikimit hapësinor.   Në takim Ministi Matoshi ka falënderuar UN-HABITAT-in për përkrahjen që po i japin komunave veriore në fuqizimin e tyre në fushën e planifikimit, hartimin e planeve zhvillimore komunale, hartave zonale etj. Matoshi ka folur edhe për banimin social dhe sfidat që po paraqiten në këtë fushë, dhe për këtë kërkoj përkrahje nga UN-HABITAT-i. Nga ana tjetër, drejtorja e UN-HABITAT në Kosovë, Gwendoline Mennetrier, falënderoi ministrin Matoshi për bashkëpunimin dhe prezantoi angazhimet e tyre në përkrahje të ...

më shumë
Ministri Matoshi: Nga 28 Nëntori Pashtriku dhe Vërmica- zona të mbrojtura të Kosovës e Shqipërisë

22/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, ka pritur në takim Ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, me te cilin kanë diskutuar për projekte të përbashkëta në fushën e mjedisit mes dy shteteve tona, për zbatimin e marrëveshjeve që  janë nënshkruar kohë me parë mes dy Ministrive. Në konferencën për media, të mbajtur pas takimit, ministri Matoshi bëri të ditur që me ministrin Klosi, u dakorduam që me 28 nëntor të këtij viti të përfundojmë të gjitha procedurat dhe kështu të shpallim Malin Pashtrik dhe Liqenin e  Vermicës si zona të mbrojtura, ndërkufitare dhe shndërrimin e tyre në atraksione turistike. Ministri Matoshi ka deklaruar po ashtu që në k&...

më shumë
Ministri Matoshi para studentëve ndërkombëtar: E ardhja jonë do të varet shumë nga trajtimi i mbeturinave

22/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim një grup të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Berlinit- Gjermanisë, me të cilët  ka diskutuar për fillimin e projektit mbi analizimin e situatës së mbeturinave nga ndërtim-demolimi në Kosovë, Gjatë këtij takimi Ministri Matoshi ka falënderuar studentët dhe profesorët për prezencën e tyre dhe studimin që ata po bëjnë tani në Kosovë mbi mbeturinat e ndërtim-demolimit si dhe prezantoi sfidat më të cilat po ballafaqohet shteti I Kosovës në fushën e mjedisit. “E ardhja jonë do të varet shumë nga drejtimi që do t’i japim këtyre problemeve mjedisore dhe raporti që ju do të bëni do të na ndihmoj në punën tonë”,  ka deklaruar ...

më shumë
Dita Ndërkombetare e Biodiversitetit shënohet edhe në Malet e Sharrit

22/05/2019 - Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me biodiversitetin, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shënoi Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit edhe në lokacionin Limth, në hapësirat e Parkut Kombëtar “Sharri”, me moton “Biodiveriteti ynë, ushqimi ynë, shëndetit ynë. Në këtë event u bë e ditur se ky rajon njihet për biodiversitet shumë të pasur, i cili për kah rëndësia është ekzistencial. Zëvendësministri i MMPH-së Gjergj Beka, në emër të Ministrit Matoshi,  ka folur për arritjet e kësaj ministrie për gjatë viteve 2018-2019. Ai bëri të ditur se tashmë janë në fazën finale të shpalljes së zonës së Pashtrikut si zonë e mbrojtur ndërkufitare nga Qeveria. “Ne si ministri n&...

më shumë
Matoshi në Plemetin: Kosova do të jetë ambientalisht mirë, kur Obiliqi të jetë mirë

22/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori pjesë në  aktivitetin e mbjelljes së fidaneve, të organizuar nga Let’s Do It Kosova dhe  Komuna e Obiliqit, me përkrahjen e Zyrës së Koordinatores Zhvillimore të OKB-së në Kosovë. Aktiviteti u organizua në Plemetin të Obiliqit, e ku morën pjesë ambasadorë, deputet, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj etj. Me  këtë  rast Ministri Matoshi, deklaroi që nuk mund të ketë një mjedis të pastër, pa një Obiliq të pastër dhe po ashtu përmendi projektet që MMPH po financon këtë vit në komunën e Obiliqit.  “Kosova do të jetë ambientalisht mirë kur Obiliqi të jetë ambientalisht mirë”,  deklaroi nder tw tjerash ministri Matoshi. Matoshi po ashtu deklaroi q&...

më shumë
Ministri Matoshi mbështet 4 komuna me projekte në vlerë rreth 1 milion euro

21/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarët e 4 komunave të Republikës së Kosovës: Prizren, Podujevë, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët ka nënshkruar memorandume të bashkëpunimit për financimin e disa projekteve në fushën e mjedisit. Me rastin e nënshkrimit të këtyre memorandumeve ministri Matoshi ka ri-përsëritur gatishmërinë e tij dhe të ministrisë që ai drejton për përkrahjen e komunave në përmirësimin e gjendjes së mjedisit. Projektet për të cilat sot u nënshkruan memorandume të bashkëpunimit janë: Ndërtimi i ujësjellësit në Gjonaj, Prizren, i cili kap vlerën prej 277 mijë euro, dhe do të zgjidhë problemin e sigurimit të ujit të pijshëm për banorë...

më shumë
Ministri Matoshi takon ambasadorin austriak, koordinohen për bashkëpunim në fushën e mjedisit

17/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin kanë biseduar mbi bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit Hapësinor. Ministri Matoshi pasi ka falënderuar  ambasadorin austriak për përkrahjen që shteti austriak po i jep shtetit të Kosovës në vazhdimësi, ka prezantuar prioritetet, angazhimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet shteti ynë në fushën e mjedisit. Matoshi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellët në shkëmbimin e njohurive dhe mënyrave të trajtimit të shumë sfidave që kemi para vetes. “Kërkova nga ambasadori austriak involvimin më të madh të shtetit të Austrisë në projekte të ndryshme në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, ...

më shumë
Ministri Matoshi prezantoi para qytetarëve projektin e hidro-sistemit “Kikë – Kremenatë” në Kamenicë

16/05/2019 - Ministri i Mjedisit , Fatmir Matoshi, sot mori pjesë  në diskutimin publik për projektin “Hidrosistemi Kikë-Kremenatë”, në Kamenicë, në të cilin të pranishëm ishin edhe  kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ekspertë të MMPH-së dhe Bankës Botërore si dhe qytetarë të shumtë të cilët kishin ardhur për tu njoftuar rreth projektit në fjalë.   Ministri  Fatmir Matoshi, si iniciator i këtij projekti, në fjalën e tij para të pranishmëve  falënderoi Bankën Botërore si  mbështetëse të  këtij projekti dhe akterët tjerë të involvuar në këtë projekt jetik për Kamenicën.   “Jemi duke ecur me hapa të mirë, të sigurtë, në kuadër të realizimit të nj&...

më shumë
Ministri Matoshi: Krahas projekteve zhvillimore të mbrojmë mjedisin nga degradimi

16/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot mori pjesë në përurimin e përfundimit të punimeve në rehabilitimin e shtratit të lumit lepenc pas përfundimit të punimeve në ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Në këtë rast ministri Matoshi u shpreh i kënaqur që pas përfundimit të punimeve në ndërtimin e autostradës lumi lepenc është kthyer në gjendje të pranueshme dhe të favorshme. “E dimë qe Kosova ka një zhvillim të infrastrukturës se saj dhe përgjatë ndërtimeve  të ndryshme që po ndodhin në Kosovë, qoftë autostradave ose veprave të tjera te infrastrukturës ka edhe dëmtime të ambientit sepse është e pa mundshme që të bëjmë investime të mëdha dhe mos të bë...

më shumë
Ministri Matoshi: Po investojmë rreth 3 milion euro në Skenderaj, Istog, Viti dhe Deçan

15/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me kryetarët e komunave: Skenderaj, Istog, Viti dhe Deçan, kanë nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit. “Jam i përkushtuar që si ministër i një dikasteri të rëndësishëm për komunat dhe qytetarët, tu dal në ndihmë gjithë kryetarëve të komunave për t’i shtyrë përpara projektet që kanë të bëjnë me mjedisin. Vetëm gjatë vitit 2019, MMPH-ja  ka planifikuar 84 projekte që përfshijnë edhe komunat e Kosovës, e në mesin e këtyre edhe komunat Skenderaj, Istog, Viti e Deçan”, deklaroi ministri Matoshi. Ministri Matoshi tha se këto projekte do të financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë rreth 3 ...

më shumë
Matoshi kërkon angazhim më të madh nga Kompanitë Regjionale të Mbeturinave

13/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është takuar me anëtarët e Pamkos-it, Asociacion i Kompanive Regjionale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës në kuadër të së cilës hyjnë KRM “ Pastrimi”- Prishtinë, KRM “Ambienti”- Pejë, KRM “ Ekoregjioni”- Prizren, KRM “ Çabrati”- Gjakovë, KRM “Ecohigjiena”- Gjilan, KRM “Pastërtia”- Ferizaj dhe KRM “Uniteti” – Mitrovicë. Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe anëtarët e Pamkos-it, kanë diskutuar për sfidat që kanë kompanitë regjionale të mbeturinat si ato teknike ashtu edhe ligjore, dhe zgjedhjen e tyre përmes institucioneve të Republikës së Kosovës. Me këtë rast ministri Matoshi ofroi mbështetje për këto kompani aksionare, duke i vlerësuar si partnerët kryesor ...

më shumë
Ministri Matoshi dhe kryetari i Mamushës, Krasniç, diskutojnë për projekte mjedisore

13/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi është takuar me kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, me të cilin ka diskutuar për investime në dy projekte që kanë të bëjnë me pastrimin dhe rregullimin e lumenjve “Tërnja” dhe “Toplluha”. Me këtë rast ministri Matoshi, shprehu gatishmërinë e MMPH-së për të ndihmuar komunat e Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe komunën e Mamushës në pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve. “ Nga kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, sot kam pranuar projekte që kanë të bëjnë me pastrimin dhe rregullimin e dy lumenjve që kalojnë nëpër territorin e kësaj komune. Mamusha është një nga komunat që rrezikohet nga v&...

më shumë
Ministri Matoshi dhe ambasadori i Turqisë, Sakar dakordohen për bashkëpunim në fushën e mjedisit

10/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot është takuar me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar , me të cilin ka biseduar për investimet e shtetit të Turqisë dhe bashkëpunimin në fushën e mjedisit. Me këtë rast, ministri Matoshi tha se Turqia mbetet një partner serioz dhe një shtet i rëndësishëm për Kosovën si në investime ekonomike ashtu edhe në fushën e mjedisit. “ Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me shtetin e Turqisë sa i përket fushës së mjedisit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë një sërë masash teknike dhe ligjore për përmirësimin e ambientit”, tha ministri Matoshi. Ministri Matoshi dhe ambasadori Sakar, kanë diskutuar edhe për iniciativën e fundit të MMPH-së p&...

më shumë
MMPH investon në Ranillug 100 mijë euro për parandalim të vërshimeve

10/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe kryetari i komunës së Ranillugut, Vladica Aritonoviq, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujërrjedhave”.   Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në shumën e tërësishme në vlerë prej  100 mijë euro për vitin buxhetor 2019.   Ministri Matoshi tha se qëllimi i këtij projekti është parandalimi i vërshimeve në komunën e Ranillugut.   Ndërsa kryetari i komunës së Ranillugut, Vladica Aritonoviq, falënderoi ministrin Matoshi për mbështetje në projektin “Pastrimi i profileve kritike-emergjente të lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujërrjedhave”.

më shumë
Ministri Matoshi dhe deputetët koordinohen për vizita të përbashkëta në teren

02/05/2019 - Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka raportuar para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në lidhje me hidrocentralet dhe çështjet e tjera që lidhen me mjedisin. Me këtë rast, ministri Matoshi tha se asnjë hidrocentral në Kosovë nuk ka leje mjedisore të dhënë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. “ Asnjë hidrocentral në Kosovë nuk posedon leje mjedisore, asnjëri nga ta për MMPH-në, nuk është legal. Ka shumë kërkesa, shqyrtime të kërkesave por për momentin jemi në një moratorium. Ka shumë investitor që kanë marrë pëlqime ujore, leje ndërtimore por, asnjëri nga ta nuk është pajisur me leje mjedisore, që është dokumenti i fundit që e lëshon MMPH-ja përpara se një operator ...

më shumë
MMPH ndan 80 mijë euro për ndërtimin e ujësjellësit në Partesh

02/05/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i komunës së Parteshit, Dragan Petroviq, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit  “Ndërtimi i Ujësjellësit në fshatin  Budrigë e Poshtme, Partesh”. Ky projekt financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 80 mijë euro për vitin fiskal 2019. Me këtë rast, ministri Matoshi tha se projekti për  ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Budrigë e Poshtme  ka rëndësi të veçantë për banorët e kësaj zone për shkak të furnizimit me ujë të pijshëm, e drejtë kjo elementare për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës. Ministri Matoshi ndër tjerash tha se shpreson ...

më shumë
Matoshi bënë thirrje për mos ndezjen e gomave për 1 Maj

30/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi me rastin e ditës ndërkombëtare të punëtorëve, 1 Maj, duke iu uruar të gjithë punëtorëve ditën e tyre,  apelon tek qytetarët që të mos përsërisin praktikën e ndezjes së gomave dhe gjësendeve tjera që ndotin mjedisin.   Ministri Matoshi ka kërkuar zyrtarisht nga Komunat dhe Policia e Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masa për parandalimin e dukurive të tilla negative dhe ndaj personave të cilat veprojnë në kundërshtim me rregullat të shqiptohen masat ndëshkuese konform Udhëzimit Administrativ Nr.06/2018 për Ndëshkimet me Gjobat Mandatore dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.   Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, paralajmëron ndëshkime për të gjithë ata që ndezin ...

më shumë
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për organizimin e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë

26/04/2019 - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë / Zyrën e Bashkimit Evropian, Qeverinë Gjermane, dhe me dy organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, Balkan Greeen Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), është duke e organizuar Javën për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kosovës e cila do të mbahet me 10-16 qershor, 2019. Kjo konferencë e nivelit të lartë organizohet për herë të dytë në Kosovë dhe ka për synim të trajtoj s­fidat kryesore të mjedisit në vend, siç janë: ndotja e mjedisit, trajtimi i mbeturinave, energjia, dhe shumë aktualitete të tjera që ndërlidhen me zhvillim të qëndrueshëm.  Takimi i mbajtur sot në kabinetin e Ministrit ...

më shumë
IUCN e mirëpret Kosovën si anëtare të tij të re

25/04/2019 - Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës- IUCN, me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës, ka përgëzuar dhe mirëpritur shtetin  tonë në këtë union ndërkombëtar. Në komunikatën zyrtare që ata kanë publikuar thuhet që Kosova u bashkua zyrtarisht në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës- IUCN , duke hyrë në një forum neutral në të cilin qeveritë, OJQ-të, shkencëtarët, bizneset, komunitetet lokale dhe të tjerët formojnë dhe zbatojnë zgjidhjet për sfidat mjedisore së bashku.   "IUCN shpreh mirëseardhjen e saj të ngrohtë për Republikën e Kosovës si shteti anëtar më i ri në Unionin tonë. Ne besojmë se kjo do të na mundësoj&...

më shumë
MMPH dhe UN- HABITAT ndihmojnë komunat e Kosovës në hartimim e dokumenteve të planifikimit hapësinor

18/04/2019 - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me përkrahjen e Programit  për Zhvillim Gjithëpërfshirës, implementuar nga UN-HABITAT, në partneritet me PAX dhe CBM, financuar nga Qeveria Suedeze, ka mbajtur punëtorinë e vizionimit dhe planifikimit urban për komunat: Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe Leposaviq, e cila po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Me qëllim të shkëmbimit të përvojave  në hartimin e dokumenteve të planifikimit urban, pjesëmarrëse  në cilësinë e mysafirëve ishin edhe komuna e Kamenicës dhe Graçanicës. Në hapje të kësaj punëtorie, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku, së bashku me ekipin e MMPH-së, Leutrim Sahiti, Këshilltar Politik dhe Servet Spahiu, Drejtor i DPHBN, n&...

më shumë
Matoshi: Kryeqyteti shumë shpejt me Hartë Zonale

16/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e Projektit “Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Prishtinës”. Projekti ka vlerën 170 mijë euro, ku 120 mijë janë financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vitin fiskal 2019, ndërsa 50 mijë euro të tjera janë ndarë nga Komuna e Prishtinës. Ministri Matoshi ka vlerësuar se hartimi i Hartës Zonale,  është një dokument shumë i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor për Komunën e Prishtinës. “Ne jemi dakorduar që bashkë me komunën të përfshihemi në projektin e hartimit të Hart&...

më shumë
Matoshi në Plemetin: Kosova do të jetë ambientalisht mirë, kur Obiliqi të jetë mirë

15/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, deputetët Duda Balje dhe Bahrim Shabani,  zv.ministrin Qerim Bajrami, drejtorin e Institutit të Planifikimit Hapësinor, Luan Nushi dhe drejtorin e Parkut Nacional “Sharri”, Bajram Kafexholli, sot kanë takuar banorët e Gornjasellës në  rajonin e Prevallës – Komuna e Prizrenit, për të  dëgjuar nga ta vërejtjet dhe sugjerimet për Planin Rregullues të  Prevallës.  Ministri Matoshi gjatë këtij takimi i siguroi  banorët që si Ministër i MMPH-së  do të  ndërmarrë  të  gjitha veprimet e nevojshme që  ky plan të  jetë  plotësisht në  shërbim të  ruajtjes dhe zhvillimit të  kësaj zone, si pjesë  e Parkut Nacional “Sharri”. “I ...

më shumë
Matoshi: Nxënësit ambasadorë të mjedisit

12/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në një takim nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave fituese të “Eco Gara”, në kuadër të programit për ngritje të vetëdijes në institucione edukative dhe fuqizimin e vullnetarizmit rinor për një mjedis të pastër, projekt ky që po realizohet nga “GAC”, më mbështetjen financiare të GIZ-it. Me këtë rast ministri Matoshi duke iu drejtuar nxënësve, tha se ata meritojnë të jetojnë dhe shkollohen në ambiente më të mira dhe të pastra. “ Të dashur nxënës, ju meritoni që të jetoni në një ambient  shumë më të mirë, shumë më të pastër. Fatkeqësisht ne të rriturit nuk kemi qenë aq sa duhet të ...

më shumë
MMPH-ja investon 60 mijë euro në Rahovec për parandalimin e vërshimeve

12/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave” Komuna e Rahovecit, i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 60 mijë euro për vitin buxhetor 2019. Me këtë rast, ministri Matoshi tha se MMPH-ja përveç këtij projekti, në Rahovec financon edhe projekte tjera në fushën e mjedisit. “Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave”, është një projekt  i rëndësishëm për komunën e Rahovecin, qytetarët e saj dhe mjedisin në përgjithësi duke bër&...

më shumë
MMPH financon projektin për rehabilitimin e shtratit të lumit Klina

12/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Rehabilitimi i shtratit te lumit Klina”, i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 50 mijë euro për vitin buxhetor 2019. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri Matoshi tha se përmirësimi i gjendjes së lumenjve në Kosovë është njëra nga detyrat dhe prioritetet e MMPH-së. Ministri Matoshi tha po ashtu se MMPH-ja përveç këtij projekti, në Klinë financon edhe projekte tjera në fushën e mjedisit.  “Sot me kryetarin e Klinës, kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi  për rehabilitimin e shtratit të lumit Klina . Ky projekt që do të financohet nga MMPH-ja,  është mjaft i rënd&...

më shumë
Matoshi : Administrimi i tokës i njëjtë për secilin qytetar pa dallim gjinie, gjuhe apo etnie

11/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka marrë pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës, në të cilën është diskutuar për të arriturat dhe sfidat që ka Agjencia Kadastrale e Kosovës si dhe u shpalosën rekomandimet e donatorëve për këtë agjenci. Me këtë rast ministri Matoshi, tha se Qeveria e Republikës së Kosovës njeh peshën e administrimit të tokës si nga aspekti i zhvillimit ekonomik po ashtu edhe nga aspekti i mirëqenies sociale për secilin qytetar të Republikës së Kosovës pa dallim gjinie, gjuhe apo etnie. “ Pikërisht për këtë arsye, Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe agjencive të saj vartëse ...

më shumë
Matoshi: Me veprime konkrete po luftojmë ndotjen e ajrit

10/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka marrë pjesë në tryezën për mjedisin dhe shëndetin me fokus në ndotjen e ajrit, në kuadër të  projektit "Një Kosovë më e shëndosh", e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Me këtë rast ministri Matoshi tha se ndotja e mjedisit është rrezik për shëndetin e njerëzve, por edhe të kafshëve e bimëve, andaj sipas tij duke pas parasysh gjendjen në të cilën është Kosova, MMPH-ja ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar ndotjen e ajrit. “ Jam i lumtur që përgjatë kësaj qeverie është arritur që të ndërmerren disa hapa konkret siç jan&...

më shumë
Matoshi: Kosova e pastër për të gjitha komunitetet

08/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka marrë pjesë në aksionin  për pastrimin e njërës nga lagjet ku jeton komuniteti Rom në komunën e Fushë Kosovës. Ky aksion është organizuar nga “Let's Do It Kosova”, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Dita e Flamurit, që shënohet më 8 prill. Me këtë rast ministri Matoshi tha se ruajta e hapësirave përreth vendbanimeve është e domosdoshme për shëndetin dhe jetën e fëmijëve tanë. “ Ne sot do të jemi këtu për të pastruar këtë ambient. Megjithatë nuk është e mjaftueshme që sot të pastrohet dhe pas pak ditësh të kthehet në gjendjen e mëparshme. Lus komunitetin Rom dhe gjithë të tjerë...

më shumë
Ministri Matoshi: Bujanoci do të ketë mbështetjen e MMPH-së

08/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot është takuar me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me të cilin ka biseduar për investime në fushën e mjedisit në këtë komunë. Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe kryetari Kamberi, kanë diskutuar për krijimin e  hapësira të gjelbra në Bujanoc si dhe për pajisje me kontejnerë familjarë dhe kolektiv në këtë komunë. Ministri Matoshi falënderoi kryetarin Kamberi për angazhimin e tij në fushën e mjedisit ndërsa i premtoi mbështetje të mëtutjeshme në të mirë të ambientit. Ndërsa kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi falënderoi ministrin Matoshi duke vlerësuar lartë mbështetjen e MMPH-së në fushën e mjedisit. Kryetari Kamberi njoftoi ministrin Matoshi edhe për sfidat ...

më shumë
Ministri Matoshi refuzon përfaqësimin e Kosovës në mënyrë të pabarabartë me shtetet tjera, në konferencën ministrore për Ballkanin Perëndimor

05/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ishte i  ftuar për të marrë pjesë në konferencën  ministrore për Ballkanin Perëndimor “Veprimi Rajonal i Klimës në Ballkanin Perëndimor” që po mbahet në Tiranë, organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Mjedisit të Republikës Çeke. Në pritje të fillimit të ceremonisë zyrtarë të kësaj konference ministri Matoshi, posa ka kuptuar që shteti i Kosovës po përfaqësohet në mënyrë të pabarabartë dhe nën shoqërimin e zyrtarëve të  UNMIK-ut, ka vendosur që të bojkotojë këtë konferencë në ...

më shumë
Matoshi njofton deputetët me veprimet e ministrisë ndaj hidrocentraleve dhe gurëthyesve

02/04/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në mbledhjen e komisionit parlamentar për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis dhe planifikim hapësinor ka informuar deputetët në lidhje me hidrocentralet, gurëthyesit si dhe veprimet e Ministrisë në lidhje me shqetësimet e deputeteve të Kuvendit. Duke folur për rastin e gurëthyesit në fshatin Qirez të Skenderajt, Matoshi deklaroi  se pasi ka marrë njoftimin për rastin, ka pritur në takim banoret së bashku me deputete, Ganimete Musliu. “Sa i përket MMPH-së ne monitorojmë tri aspekte te gurthyesit që lidhen me ndotjen e ajrit, degradimin e tokës dhe ndotjen e ujit, çështjet tjera që janë ngritë si shqetësim i banorëve nuk i përkasin MMPH-së. Janë tema që i trajtojnë institucionet e tjera. Nga inspektimi në Çirez janë dhënë vërejtjet ndaj operatorit kurse&...

më shumë
Ministri Matoshi në Stamboll: Mjedisi sfidë për rajonin

29/03/2019 - Në hapje të konferencës ndërkombëtare për mjedisin IREMCON III në Stamboll të Turqisë, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka ftuar vendet e rajonit për bashkëpunim në qështjet mjedisore, dhe e ka vlerësuar mjedisin si sfidë të përbashkët të të gjithë rajonit. “Secili nga ne ballfaqohet me sfida e probleme të ndryshme, nuk do të dëshiroja që politika të na ndajë në çështjet që ndërlidhen me mjedisin. Vendi im ka dalë nga një luftë vetëm njëzet vite më parë, tani ne festuam 11 vjet pavarësi, si shtet i ri u ballafaquam me rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, dhe për këtë arsye qështjet emergjente që kishim mund të na kenë lënë paksa ...

më shumë
Ministri Matoshi, u takua me zëvendësministrin turk të mjedisit dhe urbanizmit

28/03/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me Ministrin e Mjedisit të Maqedonisë Veriore Sadullah Duraku, u pritën në Stamboll, në takim nga Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Çështjeve Urbane, Kryenegociatori i Turqisë për Çështjet e Ndryshimeve Klimatike, Mehmet Emin Birpınar. Ministri Matoshi e njoftoi zëvendësministrin turk mbi të arriturat e shtetit të Kosovës në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, dhe për vënien e mjedisit në krye të agjendës qeveritare të vendit. Gjithashtu Ministri Matoshi e falënderoi Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, dhe kërkoi nga zëvendësministri, Mehmet Emin Birpınar që Turqia të vazhdojë të luajë rol mbështetës për Kosovën sidomos në fushën e ...

më shumë
Ministri Matoshi në Stamboll, hapi panairin më të madh të Euro-Azisë për teknologjinë mjedisore

28/03/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, me ftesë të organizatorëve ka marrë pjesë në hapjen e panairit më të madh të fushës së teknologjisë mjedisore për Evropë dhe Azi, IFAT 2019 – Stamboll, bashkë me sekretarin e parë të Ambasadës së Kosovës në Ankara, Viskont Jakupi, ministrin e Mjedisit të Maqedonisë Veriore, Sadullah Duraku, këshilltarin e tij të lartë politik, Valon Maliqi dhe veprimtarin, Recep Gyndyz. Në këtë panair ministri Matoshi ka vizituar biznese të ndryshme që po promovojnë teknologjitë e tyre më të avancuara në fushën e mjedisit, duke përfshirë teknologjitë për menaxhimin e mbeturinave, ujësjellësin, trajtimin e ujërave të zeza etj.  Në kuadër të këtij panairi Matoshi është takuar me  shumë prodhues të teknologjisë ...

më shumë
Matoshi bënë thirrje për mbrojtjen dhe përdorimin racional të ujit

22/03/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka marrë pjesë në shënimin e 22 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Ujit dhe 23 marsit- Ditës Ndërkombëtare të Meteorologjisë e organizuar në Liqenin e Batllavës. Me këtë rast, ministri Matoshi dha një mesazh për institucionet e vendit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, për ruajtjen dhe shfrytëzimin racional të ujit në vendin tonë. “ Është momenti që të gjithë ta trajtojmë ujin ashtu siç duhet sepse nënkupton jetë dhe si vend kemi nevojë shumë të madhe që të ruajmë sasinë e ujit , ta shfrytëzojmë në mënyrë sa më racionale të kujdesemi si institucione të kemi rezerva ujore për vendin tonë sepse secili prej jush e di, se vendi ...

më shumë
Matoshi e Ahmeti koordinojnë projektet për Prishtinën

21/03/2019 - Prishtinë, 21 mars 2019 – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me nënkryetarin, Selim Pacolli, dhe bashkëpunëtoret e tij. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy institucioneve, në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, projektet e përbashkëta, duke përfshirë hartën zonale, krijimin e zonave të gjelbra, veturat elektrike, deponinë e materialeve të ngurta, dhe tema të tjera mes dy institucioneve. Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se bashkë me Komunën e Prishtinës do të bashkëfinancojë shumë projekte, një nga ta edhe hartimi i Hartës Zonale, si një dokument shumë i rëndësishëm në fushën e planifikimit. “Ne jemi dakorduar që bashkë me komunën të pë...

më shumë
Matoshi: Të bëhet sa më shpejtë ndërrimi i filtrave në Kosovën B

21/03/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot ka vizituar Termocentralin Kosova B, me ç 'rast është takuar me drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçi, me të cilin kanë diskutuar për projektet që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes se ajrit nga termocentralet. Me këtë rast ministri Matoshi tha se MMPH-ja mirëpret dhe mbështet  projektin për ndërrimin e filtrave në Termocentralin Kosova B,  i cili projekt financohet nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 78 milion euro. “Me drejtorin ishim në një takim të përbashkët për të diskutuar për angazhimet tona të përbashkëta për ruajtjen e mjedisit në vendin tonë. I sqaruam disa detaje të angazhimeve tona të përbashkëta, Po ashtu sqaruam edhe ndërrimin e filtrave të Kosovës B,  që nuk ...

më shumë
Kosova dhe Suedia me Memorandum të bashkëpunimit në fushën e mjedisit

21/03/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me përfaqësuesit e departamenteve AMMK-së dhe ARPL-së sot kanë lansuar projektin e bashkëpunimit me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë- (SEPA) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Ujërave të Suedisë -SWAM. Gjatë kësaj ceremonie është nënshkruar një marrëveshje për mbështetjen e projektit  nga dy agjencitë e shtetit të Suedisë, SEPA dhe SWAM. Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit, në ndërtimin dhe menaxhimin e informacioneve që kanë të bëjnë me ujërat dhe mjedisin si dhe përgatitjen e Kosovës për të negociuar marrëveshjet me Bashkimin Evropian.  Me këtë rast, ministri Matoshi tha se vendi ynë ...

më shumë
Matoshi e Brusa lansuan aplikacionin mobil për prezantimin e të dhënave mbi cilësinë e ajrit

18/03/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me shefin e Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigji Brusa, sot kanë lansuar aplikacionin mobil për prezantimin në kohë reale të të dhënave mbi cilësinë e ajrit në Kosovë. Në një konferencë për media, ministri Matoshi tha se ky aplikacion do ua mundësoj qytetarëve të Republikës së Kosovës, të shohin cilësinë e ajrit në kohë reale. “ Më qëllim të informimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës mbi cilësinë e ajrit nga stacionit monitoruese që posedojmë, me përkrahjen e Komisionit Evropian, sot po lansojmë aplikacionin për Android dhe IOS, përmes të cilit do të paraqiten të dhënat p&...

më shumë
Ministri Matoshi: Orllani po bëhet me Ujësjellës

15/03/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot mori pjesë në tryezën e diskutimit, të organizuar nga organizata jo-Qeveritare, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë”, me banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth. Ministri Matoshi pasi përgëzoi banoret për angazhimin e tyre, në prani edhe të  Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, përfaqësuesve të Komunës së Podujevës, KRU-së “Prishtina” dhe donatorëve, prezantoi angazhimet e tij dhe të Ministrisë që ai drejton për  ngritjen e cilësisë së jetës së banorëve të kësaj ane. “MMPH për vitin 2019 ka paraparë realizimin e projektit “Ndërtimi i Ujësjellësit në Orllan, dhe vlera e parashikuar dhe e buxhetuar  është  1. 340.960  euro për tri vite, 2019-2021, i ...

më shumë
Ministri Matoshi dhe ministrja Hoxha koordinohen për projektet e fondeve IPA

11/03/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin Arben Çitaku dhe këshilltarët politik, sot kanë pritur në takim ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, sekretarin e ministrisë dhe kabinetin e ministres, me të cilët kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy ministrive në çështjet e integrimeve evropiane, fondet e IPA-s, në fushën e mjedisit dhe zbatimin e direktivave të BE-së që lidhen me fushat që mbulon MMPH-ja.  “Në takimin me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, kemi diskutuar për shumë tema dhe projekte, ndër to ndërrimi i filtrave të Kosovës B, ndërtimi i deponisë në Fushë Kosovë për materiet e klasifikuara si të rrezikshme, për fondet ndërkufitare me Shqipërinë, për projektet e deponisë së Mirashit, deponisë në Pejë dhe shumë projekte ...

më shumë
Matoshi e Lluka në Podgoricë, nënshkruajnë deklaratë të përbashkët me shtetet e Ballkanit Perëndimor

21/02/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, morën pjesë në takimin Ndër Ministror të Ballkanit Perëndimor për Energji dhe Klimë, ku prezent ishte edhe Komisioneri Hahn dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç. Në takim u diskutua për problemet dhe sfidat e përbashkëta në fushën e mjedisit, energjisë dhe klimës dhe me këtë rast u prezantuan angazhimet e shtetit tonë, në tejkalimin e këtyre sfidave. Në emër të Republikës së Kosovës foli ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili prezantoi angazhimin dhe të arriturat e shtetit të Kosovës në fushën e mjedisit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike. Ministri Lluka nder të tjerash dha lajmin që Kosova ka miratuar në Qeveri Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Ndryshime Klimatike, e ...

më shumë
Matoshi në Gjilan, mbjell drunjë në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

15/02/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,  Fatmir Matoshi, sot ka vizituar Komunën e Gjilanit, me ç'rast është takuar nga kryetarin e komunës, Lutfi Haziri. Në konferencë për media, ministri Matoshi tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për mënyrën dhe kohën e implementimit të projekteve tona të përbashkëta në fushën e mjedisit në Komunën e Gjilanit.  "Unë jam i lumtur që projektet tona të përbashkëta janë pjesë e buxhetit të Kosovës. Këtë vit do të fillojmë me një projekt prej 700 mijë euro për krijimin e zonave të gjelbra në Gjilan, do vazhdojmë me një buxhet tjetër prej 250 mijë euro për lumin Mirusha për ta përfunduar këtë projekt. Do fillojmë kët&...

më shumë
Ministria e Mjedisit dhe GIZ-i Gjerman me projekt 3 milion euro

13/02/2019 - Prishtinë, 13 shkurt: Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, udhëheqësin e projektit, Gerrit Bodenbender, sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e projektit “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, përmes menaxhimit ndërkufitar të rrezikut nga përmbytja në Ballkanin Perëndimor”, i cili ka vlerën 3 milion euro. Ministri Matoshi, tha se nënshkrimi i këtij memorandumi, është një dëshmi e radhës  së bashkëpunimit dhe përkrahjes së madhe që kemi nga Qeveria Gjermane në fushën e mjedisit. “Qëllimi i këtij projekti është përforcimi i menaxhimit ndërkufitar të rrezikut nga përmbytjet në lidhje me ndryshimet klimatike në Ballkanin perëndimor. Më këtë projekt Kosova ...

më shumë
MMPH dhe GIZ lansuan grantin 7 milionësh për menaxhimin e mbeturinave

12/02/2019 - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mbështetur nga Qeveria Gjermane, përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot kanë lansuar “Grantin e Performancës - Mjedisi i Pastër”, me  7 milion euro për tri vitet e ardhshme për përkrahjen e  komunave të Republikës së Kosovës, në sektorin e menaxhimit të mbeturinave. Me këtë rast ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se sot është duke u lansuar projekti më i madh që është ndërmarrë deri më tash në fushën e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. “Në emër të përmirësimit të gjendjes se mjedisit në përgjithësi, dhe krijimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave ne veçanti, kemi ngritur nj&...

më shumë
Ministri Matoshi: Po investojmë 1 milion euro në Lumin Sitnica në Lipjan

08/02/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka vizituar komunën e Lipjanit, me ç ‘rast është takuar me kryetarin Imri Ahmeti dhe nënkryetarin Fauz Xhemajli. Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe kryetari i komunës së Lipjanit, Ahmeti kanë diskutuar për katër projektet e financuara nga MMPH-ja që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes së mjedisit në këtë komunë. Pas takimit, ministri Matoshi, kryetari Imeri dhe nënkryetari Xhemajli kanë përuruar fillimin  e punimeve të projektit ” Rregullimi i shtratit të Lumit Sitnica në Lipjan”, segmenti nga ura në Fshatin Rufc i vjetër deri në Fshatin Rubofc, projekt ky i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej rreth 1 milion euro. “ Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mesin e 70 projekteve të infrastrukturës në përmirësimin e gjendjes ...

më shumë
Shënohet dita ndërkombëtare e ligatinave

01/02/2019 - Me rastin e 2 Shkurtit-Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës/Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka shënuar këtë ngjarje të rëndësishme mjedisore, ku morrën pjesë përfaqësues të institucioneve Qeveritare, Universiteti i Prishtinës, ekspertë të kësaj fushe si dhe përfaqësues nga organizatat jo qeveritare. Fadil Bajraktari, drejtori IKMN-së, me këtë raste theksoi se në vargun e angazhimeve dhe aktiviteteve të IKMN/AMMK i ka kushtuar një vëmendje të posaçme mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit e me theks të veçantë mbrojtjes së zogjve që është e ndërlidhur ngushtë me mbrojtjen e ligatinave. Ndërsa, prof. Dr. Halil Ibrahimi nga Departamenti i Biologjisë së Fakultetit të Shkencave potencoi se ...

më shumë
Mmph vlerëson prezantimin e veprave artistike të të rinjve në Evropë

31/01/2019 - Pas suksesit të madh që ka arritur ekspozita e nxënësve me titull: "New Urbanistic and Culture of Cohabitation in Kosovo“, në Bienalen e Venecias, fondacioni zviceran “Ibrahim Kodra", i mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit etj, Pikturat e nxënësve nga Gjilani më 16 Janar 2019 ka ekspozuar në Galerinë e Artit në objektin e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës me titullin "Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë". Pas kësaj nga data 1 Shkurt deri më datën 8 Shkurt 2019, këto punime do të prezantohen edhe në objektin e Ambasadës së Kosovës në Bern (Zvicër) si dhe në shtete tjera të Evropës dhe botës. Këto fotografi dhe piktura t&...

më shumë
Ministri Matoshi pret në takim zyrtarë të BB-së, flasin për projektet në fushën e ajrit

29/01/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim menaxheren e projektit mbi cilësinë e ajrit, Kseniya Lvovsky dhe eksperten, Klas Sander, me të cilat ka biseduar në lidhje me projektin e ajrit që Banka Botërore po realizon në Kosovë. Ministri Matoshi ka prezantuar veprimet që MMPH është duke ndërmarrë në reduktimin e ndotjes së ajrit si dhe ka vlerësuar projektin e ajrit që Banka Botërore është duke realizuar në Kosovë. “Krahas angazhimeve tona si task forcë për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe si ministri, është i rëndësishëm dhe mirëpresim çdo studim dhe projekt që bëhet ne fushën e ajrit, prandaj presim që t’i kemi rezultatet e këtij studimi dhe bashkë të punojmë në përmirësimin e cilësisë së ...

më shumë
Ministri Matoshi merr mbështetje nga Let’s Do It World, Kosova do të kryesoj për dy vite ditën botërore të pastrimit

26/01/2019 -  Republika e Kosovës, sot zyrtarisht ka marrë besimin e “Let’s Do It World”, për koordinimin dhe kryesimin e Ditës Botërore të Pastrimit. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, në kuadër të vizitës zyrtare në Tallin të Estonisë, i është kumtuar lajmi se Republika e Kosovës do të jetë nikoqire e koordinimit dhe kryesimit të Ditës Botërore të Pastrimit, për vitet 2019 dhe 2020. Me këtë rast, ministri Matoshi, ka thënë se ndjehet krenar me të arriturat e Kosovës në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, duke shprehur  kështu se vendi ynë ka dhënë mesazh pozitiv në Tallinit të Estonisë për çështjen e mjedisit. “Kosova këtu ishte model për shumë vende të botës pë...

më shumë
Ministri Matoshi takon presidenten Estoneze, diskutojnë për bashkëpunim në fushën e mjedisit

25/01/2019 - Talin, 25 janar  2019 – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Fatmir Matoshi, në kuadër të konferencës së Ditës Botërore të Pastrimit, në Tallin të Estonisë, ka takuar Presidenten Estoneze, Kersti Kaljulaid. Ministri Matoshi ka njoftuar presidenten Estoneze për përpjekjet dhe rezultatet që Republika e Kosovës ka arritur gjatë fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”. “Biseduam për zhvillimet në vendet tona, sfidat që kemi në luftën ndaj mbeturinave, sistemet e avancuara të grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe mjedisin e pastër në përgjithësi”, ka thënë ministri Matoshi. Ministri Matoshi ka falënderuar Presidenten Estoneze, Kersti Kaljulaid për mbështetjen që vendi i saj i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në vazhdimësi. Matoshi dhe Kaljulaid u dakorduan që të rrisin bashkëpunimin ...

më shumë
Mmph dhe Giz-i me projekt për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit dhe kënaçeve

22/01/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin, Arben Çitaku dhe këshilltarët politik janë takuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky,udhëheqësen e projektit, Alexandra Linden dhe përfaqësues të tjerë të GIZ-it Gjerman. Gjatë këtij takimi është prezantuar projekti i krijimit të sistemit të kthimit të depozitave, projekt ky i cili do realizohet nga MMPH, me përkrahjen GIZ-it Gjerman. Me këtë rast, ministri Matoshi ka ofruar mbështetjen  për realizimin e këtij projekti i cili do të ndikojë në krijimin e një mjedisi të pastër. “Projekti i krijimit të sistemit të kthimit të depozitave  do ta fillojmë këtë vit, me përkrahjen e GIZ-it dhe po kështu kërkojmë përkrahjen e të ...

më shumë
Matoshi merr përkrahje nga Koreja e Jugut në fushën e mjedisit

22/01/2019 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me zyrtarët, Ilir Morina nga AMMK,  Muhamet Malsiu nga Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit, dhe këshilltarët politik, sot janë takuar me drejtorin gjeneral të Departamentit për Bashkëpunim Global  nga Korporata Koreane e Mjedisit, You, Jae-Cheon, menaxherin Kang, Jong-il dhe konsullin, James Chung. Gjatë këtij takimi, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes MMPH-së dhe Korporatës Koreane të Mjedisit, në fushën e ajrit, energjisë, mbeturinave, trajtimit të ujërave të zeza dhe krijimin e rezervave ujore. Me këtë rast, ministri Matoshi tha se Kosova ka nevojë në investime të reja që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit. “Kemi probleme me ndotjen e ajrit, sidomos në Prishtinë. Në bashkëpunim me JICA Japoneze, jemi duke bërë një studim pë...

më shumë
Në Pejë, ka filluar implementimi i monitorimit për projektin e adresave

18/01/2019 - Përmes Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi Statens kartverk, Qeveria e Norvegjisë për shumë vite ka përkrahur Agjencinë Kadastrale të Kosovës për zhvillimin e kadastrit dhe administrimin e tokës në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë përkrahjen për sistemin e unifikuar të adresave. Rrjedhimisht, me këtë përkrahje Agjencia ka filluar edhe implementimin e projektit për vendosjen e tabelave me emra rrugësh në Komunat Pejë, Klinë, Gjilan dhe Kamenicë. Ndërsa me qëllim të monitorimit të këtij projekti, një ekip ekspertësh nga Agjencia Kadastrale Kosovës dhe përfaqësues të Kartverket, respektivisht u.d Drejtori i Drejtorisë për Kadastër z. Korab Ahmetaj, menaxheri i projektit z Besmir Veselaj, eksperti për kadastër z. Qazim Sinani dhe përfaqë...

më shumë
Ministri Matoshi premtoi se shumë shpejt Kamenica do të bëhet me rezerva të mjaftueshme të ujit

16/01/2019 - Pas takimit të Ministrit Matoshi me Ekspertët e Bankës Botërore, zyrtarët e MMPH dhe të ministrive të linjës, vizituan Komunën e Kamenicës, ku u priten nga Kryetari i Komunë z. Qëndron Kastrati dhe stafi i tij. Qëllimi i vizitës ishte për të parë nga afër situatën në teren dhe mundësinë e përkrahjes së Bankës Botërore sa i përket ndërtimit të digave për rezervat ujore në Komunën e Kamenicës Ministri Matoshi është i përkushtuar në ndërtimin e akumulacioneve të reja ujore në Kosovë e veçanërisht ne Kamenicë, pasi që kjo komunë llogaritet si njëra ndër komunat që më së shumti ka probleme me sigurimin e ujit të pijshë...

më shumë