188 - Lajmet | MMPH

Lajmet

Zëvendësministri i mmplh slagjan nikolqeviq me delegacionin e tij vizitoi komunën e zveqanit

23/12/2015 - Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Slagjan Nikolqeviq me delegacionin e tij vizitoi komunën e Zveqanit dhe bisedoi me kryetarin e Komunës, Vuqinom Jankoviqem. Gjatë bisedës, zëvendësministri është njoftuar me problemet e Komunës së Zveqanit. Ai, gjithashtu bisedoi për implementimin e të gjitha projekteve të financuara nga Ministria. Pas kësaj, ai së bashku me delegacionin vizituan lokacionet ku janë duke u implementuar projektet. Gjatë vizitës z. Nikolqeviq ka biseduar edhe me një delegacion nga Zubin Potoku dhe në afërsi u njoftua me problemet në Komunën lartpërmendur. Po ashtu u bisedua edhe për projektet që planifikohen për periudhën e ardhshme. Ai premtoi ndihmën e Ministrisë në zgjidhjen e problemeve të lartpërmendura në këtë Komunë dhe premtoi që do ta vizitojë sërish k&...

më shumë
Zëvendësministri nikolçeviq vizitoi ranillugun dhe parteshin

10/12/2015 - Zëvendësministri i sapoemëruar i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Slaxhan Nikolçeviq, dhe Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), kanë vizituar të mërkurën komunën e Ranillugut dhe të Parteshit, ku janë njohur  më për së afërmi me problemet që kanë këto dy komuna në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Zv.ministri Nikolçeviq tha se ka zgjedhur të vizitojë të parat këto dy komuna, menjëherë pas marrjes së detyrës, pasi ato janë komuna të reja. “Dhe kemi vërejtur se ato kanë problemet më të mëdha sa i përket çështjeve me të cilat merret kjo ministri”. Ai premtoi se MMPH-ja në vitin 2016 do të angazhohet në zgjidhjen e problemeve që u ngritën ...

më shumë
Mmph publikon regjistrin shtetëror të kompletuar të ndërtimeve pa leje

28/09/2015 - REGJISTRI SHTETËROR I KOMPLETUAR I NDËRTIMEVE PA LEJE Të nderuar qytetarë të Republikës se Kosovës, ju njoftojmë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpall REGJISTRIN SHTETËROR TË KOMPLETUAR TË NDËRTIMEVE PA LEJE për ndërtimet e regjistruara deri me datën  11 shtator 2015. Regjistrin Shtetëror të Kompletuar të Ndërtimeve pa Leje, mund ta gjeni në Webfaqen e MMPH-së. Ju njoftojmë se nga data 16 shtator 2015, ka filluar faza e aplikimit për legalizim për të gjitha ndërtimet që janë të përfshira në REGJISTRIN SHTETËROR TË KOMPLETUAR TË NDËRTIMEVE PA LEJE. Aplikacionet për legalizim duhet te dorëzohen ne komunat e juaja me së largu deri me 16 mars 2016.

më shumë
Ministri Agani I bashkohet festës së fëmijëve

01/06/2015 - Ministri i Mjedisiti dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, me rastin e 1 Qershorit-Ditës së Fëmijëve, ka marrë pjesë në edicionin special të BarCamp Prishtina, i organizuar nga Green Art Center Prishtina. Me këtë rast, ministri Agani uroi të gjithë fëmijët e Kosovës, duke iu dëshiruar suksese dhe njëkohësisht kërkoi që së bashku të ngrisin shkallën e edukimit në vend, në mënyrë që të eliminohet keqtrajtimi, abuzimi, dhe neglizhimi ndaj fëmijëve. Ministri Agani i falenderoi aktivistët e Green Art Center Prishtina, të cilët në mënyrë të vazhdueshme po angazhohen në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, duke organizuar aktivitete dhe aksione për pastrimin e pjesëve të ndryshme të Prishtinës, por edhe të mbarë Kosovës.   Ky edicion BarCamp Prishtina po mbahet n&...

më shumë
Kosova nënshkruese e deklaratës ministrore të forumit të 7 botëror të ujërave 2015

14/04/2015 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapsëinor, Ferid Agani, së bashku me Kryeshefin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morinën, po marrin pjesë në Forumin e 7 Borëror të Ujërave, që po mbahet në qytetin Gyeongju, të Republikës së Koresë së Jugut. Me këtë rast ministri Agani, para 169 delegacioneve nga mbarë bota, ka mbajtur një fjalim, me anë të së cilit ka përshkruan gjendjen aktuale në të cilën gjendet Kosova në fushën e ujërave.   “Sigurimi i ujit të pijes për të gjithë qytetarët, mbrojtja e burimeve të ujit si pasuri kombëtare, fuqizimi i sistemit të financimit të menaxhimit të resurseve ujore nëpërmjet qeverisjes së mirë dhe kreative, ngritja e vetëdijes së shoqërisë për ruajtjen e ujit, si dhe zbatimi i partneritetit ...

më shumë
Ministri Agani njoftohet për së afërmi me gjendjen e krijuar pas vërshimeve në rajonin e Vitisë

30/03/2015 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka vizituar të hënën, Komunën e Vitisë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti. Ministri Agani, u njoftua për së afërmi nga kryetari Haliti, për gjendjen e krijuar në këtë rajon pas vërshimeve të fundit, duke shprehur shqetësimin e tij, por edhe përkushtimin për tejkalimin e gjendjes, e cila llogaritet tejet e rëndë.   Pas njoftimin me situatën, ministri i MMPH-së, Ferid Agani, së bashku me kryetarin Sokol Halitin, vizituan rajonin e prekur nga vërshimet e fundit, të cialt po krijohen si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Morava e Binçës. Pas inspektimit të situatës, Agani dhe Haliti, u dakorduan, që për tejkalimin e kësaj situate, kërkohet urgjentisht rregullimi i shtratit të lumit Morava e Binçës, e ...

më shumë
Sfidës së ndryshimeve klimatike I bashkohet edhe Kosova

27/03/2015 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, mori pjesë në Simpoziumin e nivelit ministror mbi Ndryshimet Klimatike që u mbajtë në qytetin Safranbolu në Republikën e Turqisë. Në fjalën e tij ministri Agani, njoftoi forumin e lartë për miratimin e Strategjhisë për Ndryshime Klimatike 2014-2024 nga Qeveria e Kosovës dhe gatishmërinë e saj për të qenë pjesëmarrëse aktive në projektet globale për të vënë nën kontrollë dhe për t’i bërë të parashikueshme ndryshimet aktuale klimatike, të cilat gjatë konferencës u vlerësuan si sfidë globale për të gjitha shtetet në botë. Në fund të kësaj konference u miratua deklarata e Safranbolus për ndryshimet klimatike me të cilën shtrohen parimet e veprimit regjional dhe global në adaptimin ndaj ...

më shumë