
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkëpunim me projektin e Kosovës për Energji - KEP, GFA consulting, të mbështetur nga GIZ në Kosovë, ka filluar punëtorinë informative, në të cilën do të trajtohen tema në lidhje me "Zbatimin e Kornizës Ligjore dhe Rregullative për fushën e Efiçiencës së Energjisë si dhe Energjinë e Ripërtëritshme”. Kjo punëtori është vetëm njëra prej pesë punëtorive të tjera që do të mbahen gjatë kësaj jave, qëllimi i të cilave është t'i mundësoj palëve të interesit të adaptojnë dhe të zbatojnë propozime të ndryshme ligjore dhe financiare të analizuara nga ky projekt.
Për më tepër, qëllimi i kësaj punëtorie është të informojë pjesëmarrësit për sfidat dhe pengesat legjislative dhe rregullativa për fushën e Energjisë Efiçiente dhe të Ripërtëritshme në ndërtesa si dhe për hapat e mëtutjeshëm që duhet të merren.
Punëtoria do t'i sigurojë pjesëmarrësve detaje për:
- Legjislacionin ekzistues të EE/ER për ndërtesat dhe sfidat që lidhen me zbatimin e tij;
- Veprimet e nevojshme për ta bërë kornizën më efektive dhe të zbatueshme në përputhje me praktikat e BE-së; si dhe
- Propozimet legjislative të nevojshme për të arritur këtë objektiv në fushën e Performancës Energjetike në Ndërtesa.