6182 - Galeria_single | MMPH

Në takim me përfaqësues të Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (CEB), ku bashkëbiseduam për mundësitë e mëtutjeshme të investimeve në sektorin e Banimit Social në Kosovë.

 

Ky bashkëbisedim vie si rezultat i studimit të fizibilitetit të cilin Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka realizuar në bashkëpunim me UN-Habitat Kosovo.

 

Sipas rezultateve të këtij studimi qytetarët e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahje në fushën e banimit social kryesisht në dy drejtime: 

 

  • renovimin e shtëpive ekzistuese; 
  • ndërtimin e banesave sociale për familje që nuk posedojnë pronë.