6176 - Galeria_single | MMPH

Bashkë me Presidentën e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci, u zotuam se do ta bëjmë edhe më të bukur e më të këndshëm ambientin përreth nesh. 

 

Kur kanë mbetur edhe 4 muaj deri në përmbushjen e një viti të plotë që nga fillimi i mbjelljeve, nëpër komunat e Kosovës tashmë janë mbjellur 848,106 fidane të reja, e në muajt në vijim, do të vazhdojë bashkëpunimi me biznese, komuna dhe mërgatën për ripyllëzim e gjelbërim të mëtejshëm. 

 

#Mbrojtja e mjedisit është prioriteti ynë i përbashkët. 

 

#Për ditë më të gjelbra, pyje më të mbrojtura e mjedis më të shëndetshëm.