6165 - Galeria_single | MMPH

Sot, prita në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Ambasadoren, znj. Heleni Vakali. 

 

Ambasadores i urova mirëseardhje në Prishtinë, njëherazi e urova për detyrën e re. Në kuadër të këtij takimi e njoftova me punën dhe angazhimin tonë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe diskutuam në përgjithësi mbi marrëdhëniet dy-palëshe në mes dy vendeve si në nivelin politik, ashtu edhe atë ekonomik. 

 

Në frymën e thellimit të bashkëpunimit tonë, potencuam vullnetin e të dyja vendeve për çështje me interes të përbashkët, veçanërisht në sektorin e mjedisit, planifikimit dhe transportit, që potencialisht do të rrisnin edhe më tej shkëmbimin tregtar dhe investimet në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë.