6159 - Galeria_single | MMPH

Prishtinë,

18 maj 2022

 

 

 

Në kuadër të mbledhjes së Këshillit Ministror të Traktatit të Transportit që po organizohet për herë të parë në Prishtinë, minstri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, sot zhvilloi një takim bilateral me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Zhvillim Rajonal dhe për Investime Kapitale të këtij shteti, z. Ervin Ibrahimović. 

Ministri Aliu gjatë këtij takimi e uroi Ibrahimoviqin, për formimin e qeverisë në Malin e Zi, për detyrën që ka marrë, duke i dëshiruar sukses në punët që e presin. Me të fola për angazhimet dhe prioritetet e qeverisjes tonë në çështje që lidhen me transportin. Poashtu u bisedua edhe për vazhdimin e punëve për modernizimin dhe funksionalizimin e hekurudhave që na lidhin me porte të rëndësishme detare, kryeqytete, dhe korridore të rëndësishme evropiane, si dhe për projekte të tjera që lidhin turizmin me ekonominë. 

Z. Ibrahimovic foli rreth prioriteteve të Qeverisë së Malit të Zi, për ide të shtimit të rrugëve komunikuese mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për tunelin Rozhajë - Pejë si dhe rrugën Deçan - Plavë, për të cilat projekte, dhe  interes të përbashkët do të punohet  duke i konkretizuar në bashkëpunime dypalëshe.