6117 - Galeria_single | MMPH

Bashkë me UNDP Kosovo dhe UNICEF, u shënua Dita e Tokës duke mbjellur kopshte vertikale me grupe nxënësish.

 

Për të shënuar Ditën e Tokës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së bashku me UNDP Kosovo dhe UNICEF, organizuan sot një ngjarje në të cilën 30 vajza dhe djem nga gjashtë shkolla publike mbollën kopshte vertikale në sheshin Zahir Pajaziti. 

 

Ky ishte i pari nga një sërë aktivitetesh nën ombrellën e Ditëve të Tokës së Kosovës që do të zhvillohen në prill dhe maj për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe nevojën urgjente për ndryshim të sjelljes për të shpëtuar planetin. 

 

 

22.04.2022,

Prishtinë