6114 - Galeria_single | MMPH

Bashkë me rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Naser Sahiti, nënshkruam marrëveshjen që përcakton kornizat e bashkëpunimit institucional në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Universitetit të Prishtinës, në fushat e interesit të përbashkët, në pajtim me kompetencat ligjore të tyre, për hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojat e tregut të punës, funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore si dhe ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët e Universitetit të Prishtinës (www.uni-pr.edu). 

 

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit është reflektim i zotitmit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të forcuar bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës, me qëllim të realizimit të objektivave të marrëveshjes, në mënyrë që të jetësohet kjo praktikë në aktivitetet e përditshme të MMPHI-së dhe UP-së.