6104 - Galeria_single | MMPH

Në shoqërim të Kryetarit të Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe zyrtarëve të KRU Hidrodrini, vizitova impiantin për trajtimin e ujërave të ndotura (ITUN) në Pejë, investim i përbashkët në vlerë prej 25.3 mil.€ përmes Qeverisë Gjermane përkitazi Bankës Gjermane për Zhvillim, KfW (9 mil. €),Qeverisë Zvicerane (8 mil. €), Qeverisë së Kosovës (5 mil. €) dhe Komunës së Pejës (3.3 mil. € përfshirë shpronësimin). 

 

Kapaciteti i impiantit është paraparë për 60,000 banorë, me mundësi të zgjërimit deri në 98,000. 

 

Impianti veçse është në fazën testuese dhe pritet të inaugurohet javëve në vijim.