6099 - Galeria_single | MMPH

Sot, së bashku me këshilltarët, znj. Gearda Demiraj dhe z. Eljesi Surdulli, ishim në Gjilan për të takuar kryetarin e komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni dhe kabinetin e tij, me të cilët diskutuam për ecurinë e deritanishme të punës rreth projekteve të ndryshme në Gjilan dhe për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, gjithmonë në funksion të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarëve.

 

Gjatë takimit, diskutuam në hollësi për projektet për menaxhimin dhe trajtimin e mbeturinave, mbrojtjen e mjedisit, projektet në fushën e infrastrukturës, regjistrimin e monumenteve të natyrës, planin e mobilitetit dhe kryesisht për projekte që do të kontribuonin në tranzicionin e Gjilanit në qytet të gjelbër e ekologjik.

 

Për më shumë, vizituam deponinë regjionale të mbeturinave në Gjilan dhe rrugën Gjilan-Kllokot, punimet e së cilës po pritet të fillojnë shumë shpejt, dhe u dakorduam për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional në fushën e mjedisit, planifikimit dhe infrastrukturës.