6098 - Galeria_single | MMPH

Në kuadër të planifikimit të digave të reja, projekti i digës së Pollatës është prioritet në mesin projekteve të mëdha të MMPHI-së. Sot në ambientet e Komunës së Podujevës, u mbajt takimi me kryetarin e kësaj komune z. Shpejtim Bulliqi dhe Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, z. Naser Hafizi, në të cilin u diskutua për modalitetet e inicimit të  studimit të fizibilitetit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës u zotua se pas përfundimit të termave të references, do të udhëheqë procedurat e hartimit të këtij studimi.

Realizimi i këtij investimi, në rajonin e llapit do të konstribuoj në zgjidhjen përfundimtare të problemeve me ujë të pijes për qytetarët e kësaj zone dhe në periudhë afatgjate do të shërbej edhe për destinime të tjera të rëndësishme.