6092 - Galeria_single | MMPH

Sot prita në takim përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe USAID-it në Kosovë, për të diskutuar mbi mundësitë për bashkëpunim në fushën e ndryshimeve klimatike, energjisë dhe sigurisë kibernetike. 

 

Në kuadër të procesit të zbutjes së efekteve të ndryshimeve klimatike në infrastrukturën e vendit dhe nevojës për të nxitur investime në energjinë e ripërtëritshme, diskutuam në hollësi për orientimin e Qeverisë drejt tranzicionit të drejtë e të gjelbër, ku para të pranishmëve prezantova projektet e Ministrisë për digjitalizimin, planet për ngritjen e kapaciteteve prodhuese nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe nivelit të punës në çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.

 

U dakorduam që të intensifikojmë bashkëpunimin dhe të identifikojmë aktivitetet konkrete që USAID-i mund t’i përkrah në të ardhmen.