6085 - Galeria_single | MMPH

Nder i veçantë që të takohemi prapë, këtë herë në Prishtinë, me Ministren e Shtetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Evropiane në Gjermani, znj. Melanie Huml dhe zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jan Axel Voss. 

 

Diskutuam për ndryshimet klimatike, mbrojtjen e mjedisit dhe hekurudhat, me ç’rast theksova projektet tona për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. 

 

Në këtë takim ritheksova se Gjermania si një vend demokratik, mbetet partneri e aleati ynë më i rëndësishëm drejt rritjes tonë ekonomike, avancimit të mëtutjeshëm të së mirës së përgjithshme dhe vlerave demokratike.