
Sot, bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Joern Rohde, drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim, z. René Eschemann, dhe kryetarin e komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, vizituam lokacionin e këtij projekti në komunën e Obiliqit.
Ky është projekti i parë diellor në shkallë të gjerë në sektorin publik të Kosovës, dhe i pari projekt që ka për qëllim diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike të KEK-ut.
Nga ky bashkëpunim i ndërsjellë do të përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e vendit tonë, me ç’rast:
- Do të ju sigurohet kyçje në rrjetin e ngrohjes qendrore për 12.000 familje apo rreth 60.000 banorë;
- Do të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit për 40.000t në vit;
- Do të shtohen kapacitetet me rreth 70MW në sistemin e ngrohjes në Prishtinë;
- Do të reduktohet kërkesa për energji elektrike për qëllime të ngrohjes;
- Do të ndërtohen kolektorë diellorë prej përafërsisht 69.000 m2.