6073 - Galeria_single | MMPH

Gjatë mbledhjes së 67-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrise së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë miratuar dy vendime.

 

Vendimi i parë, ka të bëjë me ndarjen e lokacionit në Shkabaj të Komunës së Obiliqit për investimet në sektorin e energjisë solare, të cilat do të realizohen në bashkëpunim me Republikën Federale të Gjermanisë. 

 

Vendimi i dytë ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të katër pronave të paluajtshme për Ndërmarrjen Publike “Termokos” nga Prishtina për realizimin e projektit për ngrohjen diellore “Solar Kosova”.