6069 - Galeria_single | MMPH

Sot, së bashku me këshilltaren, znj. Gearda Demiraj, patëm nderin që të takohemi me delegacionin nga Bashkimi Evropian, të kryesuar nga Shefi i Njësisë për Kosovë nga BE, z. Vassilis Maragos.

 

Fillimisht, z. Maragos, e falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Republikës së Kosovës, gjithmonë në funksion të rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike, bashkërendimit ndërkombëtar dhe integrimit Evropian të vendit tonë.

 

Gjatë takimit, diskutuam në hollësi për orientimin e Qeverisë drejt tranzicionit të drejtë e të gjelbër, për projektet në fushën e infrastrukturës dhe energjisë dhe financimin e tyre, projektet për menaxhimin dhe trajtimin e mbeturinave, mbrojtjen e mjedisit, planet për ngritjen e kapaciteteve prodhuese nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, si dhe në vecanti për projektet për rritjen e efiçiencës energjetike drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme të furnizimit me energji.

 

Sa i përket projekteve infrastrukturore dhe vlerës së tyre të lidhshmërisë, ritheksova projektin madhor të hekurudhës Prishtinë-Durrës, si projekte që do të nxisin tregtinë e lirë dhe do të shërbejnë si linja të rëndësishme në lidhjen me korridoret më të rëndësishme Evropiane.