6065 - Galeria_single | MMPH

Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë, është një temë shumë me rëndësi për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

 

Për diskutimin e procesit të legalizimit, zhvillimin e mëtutjeshëm procesit dhe adresimit të sfidave të identifikuara deri më tani, Ministri z. Liburn Aliu, mbajti takim me ekipin nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, të udhëhequr nga drejtori i programit z. Terence Slywka.

 

Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë është duke ndihmuar 10 komuna të Kosovës në implementimin e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje.  

 

Përfitimet nga procesi i legalizimit janë të shumëfishta, duke filluar nga sqarimi i të drejtave pronësore për qytetarët e Kosovës, ashtu që gjeneratat e ardhshme të mos ballafaqohen me paqartësi lidhur me të drejtat e tyre pronësore si dhe për nxitjen e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të Kosovës.

 

Ligji aktual për trajtimin e ndërtimeve pa leje skadon në Shtator të këtij viti, prandaj është e domosdoshme që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të aplikojnë për legalizim në komunat e tyre përkatëse.

 

Pjesëmarrës në takim:

 

Terence Slywka, Drejtor i Projektit USAID KEGA;

Kreshnik Kurtishi, zv. Drejtor i Projektit USAID KEGA;

Diella Rugova Begolli, Udheheqese e Komponentes se Pare, Projekti USAID KEGA;

Valon Novosella, Perkthyes, Projekti USAID KEGA.

 

Liburn Aliu, Ministër Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Driton Tafallari, Këshilltar për Ndërtim dhe Banim

 

17.03.2022,

Prishtinë