6054 - Galeria_single | MMPH

Gjatë mbledhjes së 67-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë miratuar pesë vendime që kanë të bëjnë me shpronësimin e pronave për interes publik.

 

1. Vendimi përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave dhe zotëruesve të interesit që preken nga ndërtimi i “Poligonit Kryesor të Trajnimeve për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, në Babaj të Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës;

 

2. Vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave ish shoqërore dhe të cilat preken nga ndërtimi Objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, ndërtimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren; dhe renovimi i ish objektit të “Jugobanka” në Mitrovicë për nevoja të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

 

3. Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e “Rrugës Shtetërore” në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Elezit, pikë kalimi kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

4. Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të shpronësimeve për interes publik të pronave të paluajtshme dhe zotëruesve të interesit të cilat gjenden brenda lokacionit të “Aeroportit të Gjakovës” dhe të cilat janë të nevojshme  për realizimin e projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

5. Anulimi i vendimit përfundimtar të shpronësimit  për interes publik Nr.08/47 të datës 02.09.2015 dhe vendimit 02/73 të datës 05.02.2016, që kanë të bëjnë me shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronave të Ndërmarrjeve Shoqërore “Auto Moto Kosova” dhe “INA Zagreb”. Ky vendim do t’i hap rrugë  inicimit të ri për shpronësimin e këtyre pronave për nevoja të ndërtimit të objekteve qeveritare.