6053 - Galeria_single | MMPH

Me përfaqësues nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, të cilët prezantuan publikimin e raportit "Transporti Rrugor Ndërkombëtar i Mallrave" në Kosovë. 

 

Me të pranishmit diskutuam në detaje për informacionet relevante mbi gjendjen e transportit rrugor ndërkombëtar të mallrave në Kosovë, duke përfshirë këtu gjendjen aktuale sa i përket anëtarësimit të Kosovës në organizatat relevante ndërkombëtare dhe vështirësitë me të cilat aktualisht përballet ky sektor.

 

Jemi të përkushtuar për avancimin e mëtutjeshëm të sektorit të transportit dhe do të intensifikojmë bashkëpuimin e ndërsjellë në hartimin e politikave të reja për këtë sektor, gjithmonë në dobi të zhvillimit të transportit vendor dhe ndërkombëtar.