6052 - Galeria_single | MMPH

Sot, së bashku me Ministren e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, dhe përfaqësues të kabineteve, patëm nderin që të takohemi me raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola von Cramon.

 

Fillimisht, znj. Viola von Cramon, e falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Republikës së Kosovës, gjithmonë në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike, bashkërendimit ndërkombëtar dhe integrimit Evropian të vendit tonë.

 

Gjatë takimit, diskutuam në hollësi për orientimin e Qeverisë drejt tranzicionit të drejtë e të gjelbër, për projektet në fushën e infrastrukturës dhe energjisë dhe financimin e tyre, mbrojtjen e mjedisit dhe dekarbonizimin, planet për ngritjen e kapaciteteve prodhuese nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, si dhe projektet për rritjen e efiçiencës energjetike dhe ekonominë qarkore.

 

Sa i përket projekteve infrastrukturore dhe vlerës së tyre të lidhshmërisë, ritheksova projektet madhore të autostradës Prizren-Tetovë, si dhe hekurudhën Prishtinë-Durrës, si projekte që do të nxisin tregtinë e lirë dhe do të shërbejnë si linja të rëndësishme në lidhjen me korridoret më të rëndësishme Evropiane.

u