6044 - Galeria_single | MMPH

Me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore, sot është mbajtur takimi i rradhës me të gjitha palët e interesit në tre pellgjet Lumore: Ibër, Morava e Binçës dhe Lepenc, për themelimin e “Mekanazmave Gjithëpërfshirës në Nivel Pellgu”.

 

Në kuadër të programit për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore, që financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Koordinim dhe bashkëfinancim nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Autoriteti Rajonal i  Pellgjeve Lumore - ARPL, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës - MMPHI, në bashkëpunim me SKAT dhe Agjencinë Austriake për Ambient dhe partnerët lokal si WWF Adria, IMD, Ecopana dhe EcoZ, u dakorduan për themelimin e mekanizmave gjithëpërfshirës në nivel pellgu, në tre pellgjet lumore me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesit si: komunat përkatëse, organizatat e shoqërisë civile, sektori i biznesit, sektori i akademisë dhe palëve tjera të interesit.

 

Kapitalizimi i këtij procesi të nisur për përfshirjen e të gjitha palëve të interesit do të funksionalizohet tërësisht në aktivtietin e radhës ku edhe do të bëhet Themelimi i Mekanizimit në Nivel Qendor.

 

Këto mekanzima kanë për qëllim që të ndihmojn dhe avancojnë procesin e menaxhimit të burimeve ujore në Kosovë.

 

Prishtinë,

24.02.2022