6043 - Galeria_single | MMPH

Është mbajtur takimi i dytë i dy Grupeve Punuese për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për lidhjen hekurudhore Durrës - Prishtinë. 

 

Bashkë me Grupin Punues nga Shqipëria, është rënë dakord për Termat e Referencës për Studimin e Fizibilitetit dhe projektin preliminar të dizajnit për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës - Prishtinë.

 

Në funksion të forcimit të marrëdhënieve tona e në dobi të funksionalizimit të lidhjes hekurudhore, do të angazhohemi që të intensifikojmë bashkëpunimin tonë dhe do të ndërmarrim hapa konkret që do t’i bashkojnë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojnë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.

 

22.02.2022,

Prishtinë