6040 - Galeria_single | MMPH

Një nga premtimet e rëndësishme të programit qeverisës ka qenë banimi i përballueshëm. 

 

Sot, Ministri Liburn Aliu, bashkë me drejtorin rajonal të IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, z. Ary Naïm, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për studimin e fizibilitetit për projektin e banimit të përballueshëm.

 

Qëllimi i projektit është që të adresohet një nga nevojat më urgjente të qytetarëve, që është banimi i përballueshëm. 

 

Pasja e banesave cilësore me çmime të përballueshme jo vetëm që do të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre, por gjithashtu do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme në Republikën e Kosovës.

 

Studimi i fizibilitetit është hapi i parë i punës për rritjen e mundësive për banim të përballueshëm për ndërtimin e 4,000 njësive banimi moderne me çmime të përballueshme, të ndërtuara në mënyrë të qëndrueshme, duke kontribuar kështu në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.