6035 - Galeria_single | MMPH

Është mbajtur takimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe kabinetit të Ministrit Liburn Aliu. 

Gjatë takimit u diskutua për procesin e realizimit të Aeroincizimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga AKK, përgatitjen për regjistrimin e popullsisë nga ASK, bashkërendimin e aktiviteteve të të dhënave dhe planifikimin për këmbimin e të dhënave. 

Për më shumë, palët u dakorduan për një bashkëpunim më të ngushtë, në mënyrë që të dhënat nga të dy institucionet të shfrytëzohen në dobi të njëra tjetrës, veçanërisht gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë si dhe objekteve të banimit. 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të vazhdojë që ti mbështesë të dy institucionet në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme për Republikën e Kosovës, por edhe në aktivitetet tjera që pritet të realizohen në të ardhmen.

Pjesëmarrës në takim:

Avni Kastrati, Drejtor në ASK
Korab Ahmetaj, Drejtor në AKK
Idriz Shala, Zyrtar në ASK
Ardita Hajredini Isufi, Zyrtare në ASK
Driton Tafallari, Këshilltar për Ndërtim dhe Banim 
Gent Zeqiri, Këshilltar për Komunikim dhe Media