6034 - Galeria_single | MMPH

Sot pata nderin dhe kënaqësinë që të takohem me Ministrin e Ministrisë së Punëve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës në Republikën e Kroacisë, z. Oleg Butković, me të cilin shkëmbyem përvoja e ide të ndryshme për rëndësinë dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e transportit dhe infrastrukturës, kështu duke kontribuar në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet vendeve tona. 

 

Në funksion të forcimit të marrëdhënieve tona, u dakorduam që të bashkëpunojmë në frontin ekonomik, veçanërisht në fushën e transportit dhe infrastrukturës hekurudhore, e po ashtu në nivel institucional. U dakorduam se transporti dhe krijimi i lidhjeve më të sigurta janë vendimtare për rritjen ekonomike dhe miqësinë tonë, në kuadër të proceseve të integrimit drejt një ekonomie zhvillimore, të cilën mund të përfitojmë nga bashkëpunimi i ndërsjellë. 

 

Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç dhe një mike të përhershme të Kosovës. Marrëdhëniet e dy shteteve tona janë ndërtuar mbi lidhjet e forta miqësore, që ekzistojnë historikisht në mes të dy vendeve tona.