6028 - Galeria_single | MMPH

Sot, Ministri Liburn Aliu, priti në takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejqiq.

 

Në këtë takim, u diskutua përgjithësisht për prioritetet e Ministrisë si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të dy shteteve, veçanërisht për projektet përkatëse në fushën e mjedisit, transportit e hekurudhave.  

 

Ambasadorja Benedejqiq theksoi se qëllimi i saj dhe shtetit që përfaqëson është që të forcojë marrëdhëniet dhe të nxisë bashkëpunimin në mes të dy vendeve. 

 

Në këtë frymë, si Ministri do të angazhohemi edhe më shumë në arritjen e marrëveshjeve të dyanshme në fusha me interes të përbashkët, shprehu Ministri Liburn Aliu, duke falënderuar ambasadoren Sllovene për mbështetjën e vazhdueshme dhe gatishmërine e saj për të bashkëpunuar edhe më tej.