6022 - Galeria_single | MMPH

Pata nderin që ta takoj kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi. 

 

Takimet bashkëpunuese si këto trashin lidhjet tona dhe i bëjnë ato më të sigurta e të qëndrueshme. 

 

Si qeveri e Republikës së Kosovës jemi të interesuar të shtyjmë sa më shumë projekte të përbashkëta ekonomike në komunat shqiptare në Luginë, veçanërisht në shtimin e mundësive të reja dhe ndërlidhjen e potencialit që kanë të rinjtë e të rejat në Luginë dhe Kosovë.