6021 - Galeria_single | MMPH

UD Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Izedin Bytyqi dhe z.Jiro Takeichi, përfaqësues Kryesor i Zyrës Ballkanike të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), sot nënshkruan marrëveshjen e vazhdimit të bashkëpunimit për Projektin për Zhvillimin e Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit Faza e 2-të.

 

Me këtë rast, z. Izedin Bytyqi – UD Sekretari i MMPHI-së, tha se Qeveria e Japonisë përmes JICA-së, është duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në fushën e mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht në mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe procesit të kontrollit të cilësisë së ajrit në vendin tonë.

Përderisa përfaqësuesi i “JICA”-s, z. Jiro Takeichi tha se do të vazhdojmë të mbështesim institucionet e Republikës së Kosovës për menaxhim të cilësisë së ajrit dhe përmirësim të kushteve jetësore për banorët e saj në përgjithësi. Në vazhdim theksoi se me institucionet e Kosovës kemi një histori të gjatë të bashkëpunimit e në veçanti me  Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ndërsa “JICA“, qe nga viti 2015, ka sjellë ekspert për cilësinë e ajrit  në kuadër të projektit  të financuar nga JICA – Japoneze.

 

Të dyja palët ranë dakord për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e projektit e këtij projekti , i cili synon zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të MMPHI-së, si dhe zhvillimin e aftësive teknike për kontrollin e burimeve të emetimeve dhe rezultatet e arritura për cilësinë e ajrit.