6019 - Galeria_single | MMPH

Sot, bashkë me shefin e UN Habitat në Kosovë, z. Omar Siddique, nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit në lidhje me programin e banimit adekuat social në Kosovë, në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe UN Habitat-it në Kosovë.

 

Qëllimi i këtij memorandumi të ri të mirëkuptimit, është nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor dhe banimit adekuat social, me fokus në integrimin e të gjitha komunave dhe komuniteteve në fazat e planifikimit dhe zbatimit, e gjithë kjo në kuadër të zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), përkitazi në përputhje me Objektivin 11 “të bëjmë qytetet dhe vendbanimet gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe të qëndrueshme”, bashkëpunimit efektiv ndërkomunal dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban.