6014 - Galeria_single | MMPH

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të cilën e përfaqëson Liburn Aliu (në tekstin vijues MMPHI), dhe Environmentally Responsible Action (ERA), të cilën e përfaqëson Fatos Lajçi (në tekstin vijues ERA), lidhin marrëveshje bashkëpunimi qëllimi i së cilës është krijimi i një lidhje bashkëpunimi në mes të MMPHI-së dhe ERA, për të zhvilluar një koncept monitorimi për ruajtjen e specieve të rrezikuara, për zhvillimin e konceptit të monitorimit të botës së egër dhe për të përmbushur kërkesat e Strategjisë së biodiversitetit të BE-së. 

 

Për zhvillimin e Konceptit të Monitormit të Botës së Egër në Kosovë, palët nënshkruese, Environmentally Responsible Action (ERA) dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) do të themelojnë grupin e punës i cili do të jetë i përbërë nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë. 

 

Rolet dhe përgjegjësitë kryesore të grupit të punës

 

• Të këshillojë dhe të ndihmojë palët nënshkruese të Memorandumit të Mirëkuptimit, aty ku kërkohet.

• Të ndajnë lirisht përvojën dhe përfshin njohuritë më të mira për zhvillimin e suksesshëm të konceptit te monitormit

• Të adresohen dhe diskutohen çdo çështje që mund të ndikojë në suksesin ose rezultatin e projektit me palët nënshkruese në kohën e duhur.

• Përcaktimi i planin kohor të konceptit, pikat kryesore dhe rezultatet.

• Mbajtja e bashkëpunimit dhe konsultimit të ngushtë me anëtarët, palët nënshkruese dhe palët e tjera të interesit.

• Të këshillojë dhe të kontribuojë në zhvillimin e aksionit pas përfundimit të Konceptit të Monitorimit të Botës së Egër në Kosovë.