5969 - Galeria_single | MMPH

Në aktivitetin e organizuar nga Departamenti i Zhvillimit Ekonomik të Rajonit të Puglias, pata nderin të takojë drejtoreshën e dep. të zhvillimit ekonomik të Rajonit të Puglias, znj. Gianna Elisa Berlingerio, si dhe këshilltarin për zhvillim ekonomik, z. Alessandro Delli Noci. 

 

Shoqëruar nga Ambasadorja e Kosovës në Itali, znj. Lendita Haxhitasim, në këtë panel pata kënaqësinë të prezantojë për planin e investimeve të Kosovës për projekte hekurudhore dhe rrugore, para palëve të interesuara, si Universitete, Agjenci Rajonale, Kompani të Transportit, si dhe Institucione të ndryshme të edukimit të specalizuar mekanik nga Rajoni i Puglias.

 

Në fokus të panelit ishin diskutime për krijimin e lidhjeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme të transportit, për sinkronizimin e planifikimit hapësinor, si dhe krijimin e infrastrukturës moderne hekurudhore, me theks të veçantë për ndërlidhjen e qendrave turistike dhe korridoreve të reja. 

 

Para të pranishmëve theksova se transporti dhe krijimi i lidhjeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme janë vendimtare për rritjen tonë ekonomike dhe fqinjësisë së mirë në kuadër të proceseve të integrimit drejt një ekonomie zhvillimore, të cilën ne të gjithë mund të përfitojmë nga bashkëpunimi i ndërsjellë. 

 

Linja hekurudhore Durrës – Prishtinë, do t’i bashkojë ekonomitë tona dhe do t’i fuqizojë mundësitë për zhvillim ekonomik, si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë. Korridoret e transportit që funksionojnë pa probleme, janë jetike për ekonomitë tona. Ndërtimi i një rrjeti hekurudhor modern, të digjitalizuar e me lidhje të drejtpërdrejta në rajon, do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve më të sigurta dhe më të qëndrueshme të transportit për një periudhë afatgjatë. 

 

Në fund, u dakorduam se kjo nismë është pjesë e perspektivës së zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit institucional dhe sipërmarrës për Ballkanin Perëndimor, e në këtë kontekst Kosova përfaqëson një zonë potenciale me interes të madh nga pikëpamja e sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik.