5961 - Galeria_single | MMPH

Hapjen e takimit e bëri Muhamet Malsiu, drejtor i DMMU gjegjësisht udhëheqës i Grupit punues për hartimin e Strategjisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm 2022 - 2031.

Të pranishmeve me një fjalë rasti iu drejtua Linda Çavdarbasha, Zv.Ministre MMPHI-së cila nder të tjera tha se hartimin e Strategjisë së mjedisit e sheh si hap të madhe në aspektin e mbrojtjes së mjedisit ku janë të përfshirë përfaqësuesit e zyrës për planifikim strategjik nga ZKM, përfaqësuesit e Ministrive të linjës të Universitetit të Prishtinës, shoqërisë civile, Komisionit Evropian, GIZi Gjerman etj.

Kryesuesi i Grupit punues me bashkëpunëtor në pika të shkurtra prezantuan konceptin e Procesit të hartimit të Strategjisë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm 2022-2031 si dhe Inkorporomi i strategjive sektoriale të ajrit, Biodiversitetit dhe asaj për hidrometeorologji. Mbetet që të nxirret vendim për formimin e grupeve tematike.