5952 - Galeria_single | MMPH

Sot u bë prezantimi i Studimit të Bilancit të Ujit në Kosovë - Përkrahja e përmirësimit të sistemit të monitorimit hidrometeorologjik, i cili është përgatitur nga Programi IWRM-K. Studimi ofron të dhënat e përditësuara për disponueshmërinë e resurseve ujore, në lidhje me kërkesën për ujë, për qëllime të ndryshme. 

 

Ky studim është përgatitur përmes metodologjive më të sofistikuara të platformave të përfitimit të të dhënave nga distanca, si dhe modelimeve të cilat mund të shndërrohen në “mjete menaxhuese” që do të përdoren nga MMPHI. Për këtë qëllim, Ekipi i Ekspertëve, do të përgatitë planin për zhvillimin e kapaciteteve, që do të pajis stafin relevant të MMPHI me njohuri dhe shkathtësi për të zbatuar modelet e zhvilluara në vendimmarrje për alokimin e ujit.