
Me përzgjedhjen e "River Watch", si palë neutrale të përcaktuar nga MMPHI dhe Kelag, për vlerësimin dhe ekspertizën mjedisore të Hidrocentralave në Deçan, eksperti i Institutit të Inxhinierisë Hidraulike dhe Hulumtimit për Lumenjë (IWA), nga Viena, Dr. Christoph Hauer, paraqiti konceptin e restaurimit të “Zallit të Rupës”.
Koncept dokumenti paraqet analiza të karakteristikave gjeologjike, hidrologjike dhe topografike, kështu duke diagnostifikuar situatën prezente, analizën deficitare dhe matjet e nevojshme.
Rezultatet e konceptit të restaurimit të kësaj zone janë diskutuar dhe janë marrë në konsideratë për vlerësim dhe elaborim të mëtutjeshëm në takimin e sotëm, nga Ministri z. Liburn Aliu, dhe zëvendës Ministrja znj. Linda Çavdarbasha.
Duke qenë se ky është një hap I rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes së Zallit të Rupës, në mënyrë që të krijohet një standard funksional i Hidrocentraleve, Ministri Aliu, me këmbëngulje insistoi që duhet bërë shqyrtimi i mëtutjeshëm i prurjes së pranueshme ekologjike (PPE), për të tri Hidrocentralet e tjera që janë në emër të Operatorit Ekonomik - Kelag.
Pritoritet i MMPHI-së vazhdon të mbetet gjendja e burimeve ujore dhe e mjedisit, kështu duke kërkuar respektimin e kushteve të dhëna për operim të Hidrocentraleve.
Raportin mund ta shkarkoni në vegëzën më poshtë: